Horizonti.al

Instinkti për t’i shtyrë punët për më vonë: ja arsyeja

Screen Shot 2016-06-25 at 08.34.12E kujt nuk i ka ndodhur të shtyjë atë telefonatë aq të pakëndshme, deri në mbërritjen e afatit të pashmangshëm, përfundimin e asaj detyre aq të padurueshme apo të vështirë? “Sikur të mos isha aq i zënë…”, shprehemi në prag të skadimit të afatit. Megjithatë, ky arsyetim tipik e ka shpjegimin e vet shkencor:varet nga prirja, që ne ndajmë me kafshët e tjera, duke preferuar një shpërblim të vogël, por të menjëhershëm dhe të sigurt, se sa një fitim më të madh në të ardhmen.

”Megjithatë, ne qeniet njerëzore jetojmë të zhytur në një ambient shumë të ndryshëm nga ai në të cilin janë zhvilluar këto prirje”- thotë Erik Maskin, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi.

“Jeta jonë është e shenjuar nga një sërë detyras,h mbi të cilat nuk ka asnjë pasiguri: taksat që duhet të paguhen çdo vit, zbatimi i detyrave në punë”. Padurimi dhe impulsi për kënaqësinë e menjëhershme, na nxit të ndryshojmë vlerësimin tonë mbi shpërblimin në të ardhmen, që gradualisht e humbet rëndësinë e tij në krahasim me momentin aktual. Për sa kohë në lojë është interesi ynë”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button