Qysh nga fillimi i krizës së borxheve sovrane, Kina, me kapitalizmin shtetëror të saj, ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në shtetin helen, duke shfrytëzuar dobësinë ekonomike të Athinës dhe mefshtësinë e Brukselit. Objektivi i Pekinit nuk është vetëm ai që ta shndërrojë atë në një nyje për rrugët e veta tregtare, por edhe ai i rritjes së influencës së vet mbi zgjedhjet politike të Athinës për të nxjerrë përfitim nga pozicioni gjeografik dhe nga pjesëmarrja në Bashkimin Europian e shtetit helen
Me rastin e samitit vjetor midis Kinës dhe Bashkimit Europian të mbajtur me 29 qershor në Bruksel, autoritetet e larta kineze kanë theksuar shumë herë dëshirën e tyre që Greqia të mbesë në zonën euro, duke premtuar në të njëjtën kohë një impenjim aktiv në zgjidhjen e krizës. Për një vend që vlen vetëm 2 përqind të të gjithë PPB-së së Bashkimit Europian dhe më pak se 1 përqind të eksporteve kineze drejt Europës, pohimet e sipërpërmendura nuk përbëjnë thjesht deklarata diplomatike, por janë më shumë përfaqësimi i një interesi të drejtpërdrejtë nga ana e Pekinit ndaj dosjes greke…