Bota

INTERVISTA / “Vrima e zezë e botës”, që krijon dhe shkatërron aleanca

Toni Capuozzo, vicedirettore TG5, curatore e conduttore di Terra! Canale 5

Një intervistë me Toni Capuozzo: “Nuk ekziston Islam i moderuar. Unë flas me shumë myslimanë dhe dëgjoj po të njëjtat ankesa: Faji i perëndimorëve, faji i Izraelit, ISIS-i është financuar nga Shtetet e Bashkuara. Poshtërsia perëndimore? Vënia e kurdëve për të bërë punën e pistë”

“Ajo që mund t’i mundësojë Italisë të shpëtojë fytyrën është që të marrë më shumë përgjegjësi në Libi, të cilën e ka përpara shtëpisë dhe është pjesë e sferës së vogël të influencës italiane. Megjithatë, poshtërsia italiane për të mos dërguar avionë është poshtërsia ndërkombëtare për të mos bërë luftë tokësore dhe vënia e kurdëve për të bërë punën e pistë”

Ish punëtor në Marghera, ish kontestues, ish Lotta Continua, bir polici, friulian, Toni Capuozzo është sot një qen i zgjidhur nga zinxhiri që sulmon të djathtët për aferën e dy pushkatarëve të arrestuar në Indi dhe të majtën për luftën në Siri. Nuk ka as flamur, as etiketa. Mezi ia del të qëndrojë pa lëvizur. Në vend të punës në redaksi preferon atë në terren dhe për këtë arsye ka treguar, si i dërguar, pothuajse të gjitha luftërat modern apo konfliktet, nga Ishujt Falkland në vitin 1982 në ish Jugosllavi, nga Amerika Latine në Afganistan. Ato të tijat janë lupat më të famshme të televizionit. Qysh nga viti 2001 drejton “Terra!”, emisionin analitik që më parë ishte i TG5, i të cilit ishtë Zëvendësdrejtor, dhe sot transmetohet në Rete 4. Për takimin e fundit të sezonit, sot flet për kristianët e persekutuar në Siri dhe në Irak.

Pse bëhet ky episod?

«Sepse nuk flitet aq sa duhet. Siria është sot vrima e zezë e botës, krijon dhe shkatërron aleanca. Në Irak, në rajonin e veriut, deri në Massul që është në duart e ISIS-it, familje të tëra ia mbathin, ama jetojnë një konflikt të brendshëm: të shkojmë në Europë apo të qëndrojmë? Dilema masakron komunitetin kristian, një pakicë, pasi kush largohet do të jetojë një mërgim përgjithmonë».

Për sa i përket Islamit, a mendoni se ekziston Islami i moderuar?

«Jo. Ka një kontradiktë në terma. Është e natyrshme që jo të gjithë islamikët janë terroristë, ama nuk mund të flitet për Islam të moderuar. Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për katolik të moderuar apo për protestant të moderuar? Është sit ë thuash se mund të jesh shumë islamik apo pak islamik. Vëllezërit Myslimanë janë të moderuar? Jo. Hamasi është? Jo».

Islamikët e «mirë», le t’i quajmë kështu, mund të ishin më të vendosur nga distancimi prej atentateve të Parisit?

«Unë flas me shumë myslimanë dhe dëgjoj po të njëjtat ankesa: Faji i perëndimorëve, faji i Izraelit, ISIS-i është financuar nga Shtetet e Bashkuara. Fjalë aspak të moderuara, apo jo? Terroristët vrasin në emër të Allahut. Po ju jap një shembull. Nëse yt bir përdhunon një vajzë është ende yt bir. Raporti i juaj bëhet i vështirë, pyet veten se ku ke gabuar si prind, ama është gjak i gjakut tënd. Tepër komode të thuash se është faji i të tjerëve nëse ka gabuar».

Papa thotë se kjo është një luftë botërore me episode. Nëse është e vërtetë, cila do të jetë i radhës?

«Kam frikë ende për Europën. Si mund të mbrohemi? Me forcën, me fantazinë dhe kthjelltësinë e të imagjinuarit një rregullim të ri të Lindjes së Mesme».

Cameron premton bombat, Merkel dërgon trupat, Putin është më luftaraku. Si e gjykoni përgjigjen e matur të Italisë?

«Nëqoftëse bëjmë në mënyrë egoiste frikacakun, atëhere zvogëlojmë rrezikun e atentateve në Itali, kjo është më se e natyrshme. Sigurisht, nuk është ndonjë kënaqësi e madhe. Ajo që mund t’i mundësojë Italisë të shpëtojë fytyrën është që të marrë më shumë përgjegjësi në Libi, e cila është përpara shtëpisë dhe është pjesë e sferës së vogël të influencës italiane. Megjithatë, poshtërsia italiane për të mos dërguar avionë është poshtërsia ndërkombëtare për të mos bërë luftë tokësore dhe vënia e kurdëve për të bërë punën e pistë».

Nga të gjitha luftërat që keni ndjekur për motive pune, nga ish Jugosllavia në Afganistan, cila ju ka lënë kujtimin më të dhimbshëm?

«Ajo e Ballkanit. Më e afërta me ne. Në zemër të Europës. Kur një luftë zhvillohet larg, mendon se jemi të sigurtë, të mbrojtur. “Këtej nga ne të tilla gjëra nuk bëhen”. Në të vërtetë, po: rrethime, përdhunime, spastrim etnik. Rrethimi i Sarajevës ka zgjatur plot 4 vite».

Pastaj edhe keni një kujtim mjaft personal.

«Një djalë, e quaj kështu. Mora një fëmijë të vogël nga Sarajeva e rrethuar, e kam fshehur në makinë. Kishte humbur nënën, nuk kishte njërën këmbë dhe e kam mbajtur për 5 vjet. Pastaj është kthyer atje. Është pothuajse më shumë fëmijë se të tjerët, është sikur ta kisha lindur unë. Tani është 22 vjeç dhe po kalon një periudhë të vështirë».

Sa fëmijë të tjerë keni?

«Dy. Djali, më i vogli, është në shkollë. Vajza është diplomuar për Marketing dhe punon në sektorin turistik në Londër».

Keni qenë një baba i munguar?

«Një çikë. Qëndrimi larg për periudha të gjata nganjëherë i komplikon, nganjëherë i lehtëson gjërat. Sigurisht, harron ndonjë ditëlindje, ndonjë dëftesë shkollore. Kur janë të vegjël, fëmijët të shikojnë si njeriun më të fortë të botës. Duke u rritur, raporti bëhet më kompleks. Sot është patjetër i mirë. Megjithatë, jam i lumtur që nuk bëjnë gazetarin. Me ish bashkëshorten kam një raport mjaft të bukur, por sot jam prej 8 vitesh i lidhur me një grua tjetër që punon në zyrë shtypi».

Është vështirë të jesh e fejuar me Toni Capuozzo?

«Jo më shumë sesa me një nëpunës banke… Është e vërtetë se nganjëherë duan të ndryshojnë të tjerët, pork am bërë gjithmonë këtë jetë, kam qenë gjithmonë kështu. Pastaj, përveç punës, unë bëj një jetë të qetë, maksimumi i zdërhalljes për mua është të shkoj në stadium në sezonin e bukur dhe të shoh Milanin».

Thoni se jeni i lumtur që fëmijët tuaj nuk bëjnë gazetarin. Sot – me Twitter, me blogjet, me Youtube – a ka akoma kuptim një punë si e jotja? I dërguari, gazetaria e luftës?

«Gjërat nuk përjashtohen. Rrjeti ka sjellë një rrymë ajri të freskët dhe demokracie, porn ë të njëjtën kohë profesionalizmi, kërkimi i fakteve, garancia e një pine artizanale, vlejnë shumë. Nganjëherë rrjeti është si kazani i plehërave në një autogrill. Askush nuk i ka telefonuar kurrë Samantha, numri i të cilës shfaqet në kazanin e plehërave të një autogrilli. Pastaj e di që është shaka. Në anonimat, lëviz me dyshim. Kurse një gazetar ka atë gjetëshmëri që nganjëherë të garanton autoritet».

Por ju pëlqeni të shkruani në Facebook.

«Ka përgjigje, feedback, është argëtuese edhe pse nuk paguhet. Kur kisha rubrikën tek “Il Foglio” ishte një lloj rrëfyesori në të cilin kisha një liri më të madhe sesa në television, në të cilin është e drejtë të ruhet një ekuilibër më i madh. Në television flas për njerëz që nuk janë, që nuk i shoh. Kurse në Facebook shprehem lirshëm, ka një debat».

Në librin tuaj të fundit, “Il segreto dei Marò” të botuar nga Mursia, shkruani bindjen tuaj të pafajësisë. Pse keni mbetur gjithmonë një zë gjithsesi i izoluar?

«Ndjesia e përbashkët është e influencuar fuqimisht nga informacioni, informacioni influencohet nga klasa politike dhe kjo e fundit lidhur me aferën e pushkatarëve ka bërë figurë të keqe. Aq qendra e djathtë nuk shpëton. Kjo e dy pushkatarëbe është historia e një mossuksesi Italian. Siç e thashëm informacioni ka bërë pjesën e tij, nuk kam parë kurrë Bruno Vespa me maketin e Oqeanit Indian apo gazetarët Nuzzi dhe Sottile të pyesin psikologë lidhur me rastin. Më mirë të flasim për aferën Meredith…».

Pse jeni kaq i apasionuar kaq shumë pas kësaj afere?

«Për motive personale dhe gazetareske. E njoh Latorre qysh nga viti 2006, kur në Kabul komandonte një eskortë që më shoqëronte gjatë një raportimi në helicopter. Një profesionist serioz, jo një Rambo që qëllon ndaj peshkatarëve të paarmatosur duke i ngatërruar me piratë. Pastaj do të doja të njihja të gjitha faktet, të shikoja dokumentet e hetimit indian, të flas për rastin në mënyrë objective dhe pa paragjykime politike».

Si do ta përkufizonit raportin tuaj me politikën?

«Si atë të ish alkolikut me verën: nuk ia shoh dot fytyrën. Nuk votoj prej një çerekshekulli. Nuk është aspak mesazh, nuk jam krenar. Ia kam mbajtur të fshehur edhe time bije për një kohë të gjatë».

Cilat janë difektet tuaja të tjera, nëse mund t’i quajmë kështu?

«Pij duhan, pa u ndalur. E urrej jetën e zyrës. Nuk mbaj foto e fëmijëve në skrivani. Nuk bëj selfie, përveç se dje me Gerry Scotti: ai më duket simpatik dhe e kam vënë fotografinë në Facebook. Nuk kam shijen për pushtet. Nuk jam i prirur nga organizimi, sidomos i punës së të tjerëve. Kur isha Zëvendësdrejtor i TG5 thosha se kasha pushtet vetëm mbi veten. Nuk e frekuentoj dhomën e butonave apo sallonet e rëndësishëm».

Më falni, ju duken difekte?

«Tani që më bëni t’i mendoj më shumë sesa difekte janë dhunti».

(Alessandra Menzani për Libero Quotidiano)

Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button