Magazine

“Invictus” poezia fantastike nga William Ernest Henley, që na mëson si të përballemi me vështirësitë

Jashtë natës që më mbulon mua,
E zezë si ferri deri në pole,
Zotat, cilëndo, t’i falënderoj dua
Për shpirtin tim që nuk mposhtet.

Nën kthetrat-tmerr të rrethanave
S’u drodha dhe nuk klitha, oh!
Fati me rënie të çomangave
M’i përgjaku kryet, s’i ula, jo.

Kudo na ndjek ankth’ i hijeve
Në baltë lotësh, ashtu të shembur.
Por mua kërcënim i viteve
Gjithnjë më gjen të patrembur.

I rëndë qoftë çdo dënim
Dhe le t’mos hapet porta dot,
Zotërues jam i fatit tim,
I shpirtit tim jam unë, Zot.

“Invictus” mbahet si një ndër poezitë më të bukura motivuese të shkruara ndonjëherë. Teksa e lexon poezinë, është e pashmangshme ndjesia e kurajos dhe motivimit që të fal. Në strofën e parë, autori nis me falenderimet për forcën që Zoti i ka dhënë për të mos u mposhtur nga vështirësitë. Në strofën e dytë, ai rrëfen se në asnjë moment nuk është mposhtur, apo ta ketë shprehur dhimbjen (dhe nuk klitha). Në të tretën, ai trajton “ankthin” e moshimit, frikën që vjen nga plakja, e cila autorin e gjen të patrembur. Në fund, është dhe kulmi i forcës dhe kurajos që ai do të ofrojë për lexuesin, sidomos në dy vargjet e fundit (Zotërues i fatit tim, i shpirtit tim jam unë, Zot).

Back to top button