Bota

IRANI / Cilat janë sfidat e së ardhmes?

Nga Thierry Coville

Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Screen Shot 2015-03-05 at 12.00.06

Duke ditur që nafta përfaqëson më tepër se 50% të të ardhurave të Iranit çdo vit, cili është impakti i rënies së çmimeve të naftës në ekonominë e vendit? A mundet Irani t’i bëjë ballë, nëse kjo situatë zgjatet në muajt që vijnë?

Impakti është i konsiderueshëm, përderisa eksportet e naftës së Iranit kanë rënë në 50 % nga viti 2012, në raport me vitin 2011. Irani përballet me një ulje të të ardhurave të naftës, e lidhur kjo me një ulje të çmimeve në nivel botëror.

Mendohet se eksportet e naftës, në se çmimet mbahen në 45 dollarë fuçia, do të mund të sjellin rreth 25 miliard dollarë në vitin 2015. Në vitin 2011, këto të ardhura ishin më shumë se 100 miliard dollarë. Të ardhurat e vendit, të lidhura me me naftën, do të pjesëtohen me katër, në harkun kohor të katër viteve. Për rrjedhojë, përgatitja e buxhetit e vitit 2015 është problematike, në një pikë të tillë që Irani pa dyshim do të jetë i detyruar të pakësojë në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet e përditshme dhe shpenzimet për infrastrukturën në terma reale. Irani mendon që të përdorë një fond rezervë nafte, ose të propozojë projekte në infrastrukturë, mbi bazën e parteneriteteve publik/privat, meqënëse sektori publik vetëm nuk ka mjaft burime. Kjo rënie e të ardhurave e shtyn gjithashtu Iranin të shpejtojë marrjen e një sërë reformash, si ajo e uljes së subvencioneve mbi energjinë. Krahas kësaj, vendi ndoshta do të jetë i detyruar të zhvillojë burime fiskale jo nga nafta. Por kjo nuk bëhet në disa muaj dhe buxheti i vitit 2015 do të jetë i vështirë që të mbyllet në këto kushte. Ekonomia pritej të kishte një rritje 3% në vitin 2014, por nëqoftëse çmimi i naftës mbetet në nivelin aktual, për vitin 2015 mund të pritet një rritje 1 ose 2 %. Irani do të mund t’i bëjë ballë gjatë një viti, me kusht që çmimet e naftës të rriten vitin e ardhshëm. Pa harruar negociatat mbi çështjen bërthamore, të cilat në rast suksesi, do të paraqisnin një heqje të sanksioneve dhe do t’i lejonin vendit të shfrytëzonte 100% të potencialit të tij të eksportit të naftës. Heqja e sanksioneve do të kishte atëhere një impakt pozitiv, sidomos në rritjen e besimit të operatorëve ekonomikë.

Sipas jush, a do të arrihet në negociatat midis P5+1 dhe Iranit, marrëveshje definitive për çështjen bërthamore?

Normalisht duhet që një marrëveshje kuadër të arrihet në fund të muajit mars 2015 për të fituar kohë në arritjen e një marrëveshje teknike në fund të muajit qershor 2015. Nga ana iraniane, udhëheqësi Ali Khamenei ka treguar se ai mbështet gjithmonë përpjekjet e negociatave. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm kjo don të thotë se qeveria aktuale, edhe nëse ai është kritikuar nga më të ashprit, megjithatë është e mbështetur nga udhëheqësi suprem. Dihet tashmë se ai i ka shkruajtur Barack Obamës se armiku i përbashkët për të dy vendet është Shteti Islamik. Fakti i thjeshtë i një korrespondence midis këtyre dy vendeve është një gjë shumë pozitive për negociatat. Nga ana amerikane, Barack Obama dëshiron gjithashtu të arrijë një marrëveshje me Iranin. Negociatat avancojnë ngadalë por mbështeten nga vullneti i përbashkët i të dy qeverive, asaj amerikane dhe iraniane. Megjithatë ndoshta ka ende mosmarrëveshje lidhur me ritmin e heqjes së sanksioneve. Në fakt iranianët kërkojnë që t’i hiqen të gjitha sanksionet sapo do të arrihet një marrëveshje; ndërkohë që në Shtetete Bashkuara, një numër sanksionesh janë votuar nga Kongresi dhe nuk mundet pra të jenë anulluar prej tyre. Krahas kësaj, mbajtja e një sërë sanksionesh në zbatim është parë nga ana perëndimore si një mënyrë për të mbajtur presionin mbi Iranin.

Dihet që qeveria izraelite është kundërshtare për çdo marrëveshje.

Kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi nuk ka alternativë tjetër të synueshme përveç një suksesi të negociatave. Në rastin e kundërt, Irani do të kthehet në një nivel pasurimi të uraniumit në 20 %, gjë që do ta afronte vendin në nivelin ushtarak 90 % (qysh prej marrëveshjes së muajit nëntor të vitit 2013, Irani ka kufizuar pasurimin e tij në 5 %, ose një nivel që korrespondon për një përdorim civil) dhe tensionet ndërkombëtare do të ngjiteshin në një shkallë të lartë. Çdo shpresë kooperimi me Iranin për të luftuar kundra Shtetit Islamik do të zhdukej. Qeveria “e moderuar” e Hassan Rohanit do të dobësohej në mënyrë të konsiderueshme në raport me rrymat më radikale në Iran …

Çfarë roli luan Franca në këto negociata?

Disa politikanë shprehen se Franca është përfundimisht koherente me pozicionin e saj të kaluar, ku sipas saj Irani ka pasur gjithmonë të drejtën e përdorimit të energjisë bërthamore për përdorim civil. Eshtë e vërtetë që negociatat zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, dhe se evropianët janë informuar vetëm kur është arritur progres.

Por a është ndërgjegjësuar Franca për sfidat që përfaqësojnë këto negociata dhe a ka miratuar ajo lidhur me këtë çështje, një diplomaci e cila të jetë në lartësinë e saj?

Kjo marrëveshje përfaqëson një sfidë të tillë për Iranin, por gjithashtu për rajonin dhe për luftën kundra Shtetit Islamik do të duhej ndoshta të marrë një qëndrim më sulmues, ose të luajë një rol mediatori. Aktualisht, vendi jep më shumë përshtypjen se është spektator dhe në pritje të dinamikës diplomatike që luhet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Nga pikpamja ime kjo është diçka që të bën të ndjesh keqardhje sepse Franca në raste të tjera, ka ditur të luajë një rol të ndryshëm shumë më aktiv të “mediatorit”.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button