Bota

Izolohet Koronavirusi: Çfarë do me thënë dhe pse është e rëndësishme?

Disa ditë pas shpalljes së emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, ka ardhur njoftimi se tre studiues të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë kanë izoluar koronavirusin, me emrin 2019-nCoV / Itali-INMI1.

Dhe ndërsa pyesim se sa kohë do të duhet për të patur një vaksinë, ia vlen të theksohet se nuk është aq e rëndësishme kush arrin i pari. E rëndësishme është të arrijnë sa më shumë shkencëtarë. Eshtë e rëndësishme që gjenomi të sekuencohet nga disa grupe në pjesë të ndryshme të botës, në mënyrë që të verifikohet nëse virusi ka pësuar mutacion apo jo. “Duke krahasuar sekuencat gjenetike që kemi në dispozicion tani për tani, shohim se ato janë krejt të ngjashme,” tha Vincent Enouf, zv / drejtor i Qendrës Kombëtare të Referencave të Institutit Pasteur në Francë, disa ditë më parë. “Viruset e analizuara nuk tregojnë dallime të dukshme, që do të thotë se koronavirusi i ri nuk ka ndryshuar për t’u përhapur.”

Si izolohet një virus

Në dallim nga bakteret, shumë prej të cilave mund të rriten në një medium kultivimi artificial, një qelizë e gjallë pritëse është e domosdoshme për të përsëritur një virus. Qelizat e infektuara më pas rriten e rriten, për t’u mbjellë më pas në një medium që do të përdoret si burim i virusit. Virionet (grimcat virale unike) më pas ndahen nga qelizat pritëse përmes metodave të centrifugimit ose filtrimit, duke përfunduar kështu procesin e izolimit.

Pse është e rëndësishme

Të kesh virusin të izoluar, lejon para së gjithash ta studiosh atë “për të perfeksionuar metodat ekzistuese të diagnostikimit dhe parashikuar të rejat”, shpjegojnë ekspertët: me fjalë të tjera, bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë për të kuptuar nëse një person është i infektuar apo jo.

Eshtë gjithashtu më e lehtë për të studiuar sëmundjen, për të zhvilluar një vaksinë (për të cilën disa organizata janë duke punuar tashmë): “Pasja e virusit në dispozicion në laborator na lejon të bëjmë teste serologjike (d.m.th. të studiojmë reagimet antigjen-antitrupa) dhe të vlerësojmë efektivitetin e barnave eksperimentale”, shpjegon Maria Capobianchi, drejtore e laboratorit të virologjisë Spallanzani. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button