Muzike

Izraeli fiton Eurovizion 2018/Italia nuk na jep asnjë pikë

Pas një nate të gjatë dhe plot emocion, Izraeli ia doli të sigurojë kupën për vendin e vet me këngën „Toy“.

Stili i veçantë dhe tematika feministe e këngës përfaqësuese, tërhoqi fillimisht vëmendjen e kritikëve me tingujt prej pule, që në fakt  parashikuan se performuesja, Netta, nuk do të shkonte larg me të. Por nënteksti, që kishte lidhje me lëvizjen e kohëve të fundit #MeToo, e cila ka në qendër barazinë gjinore dhe zgjimin e fuqisë femërore, bëri që këngëtarja të fitonte jo vetëm zemrën e publikut, por edhe të jurisë.

Shqipëria u rendit e njëmbëdhjeta në rradhë ku pikët maksimale ia dha vetëm Azerbajxhani.

Ajo që i shokoi të gjithë gjatë dhënies së votave nga juria, ishte vlerësimi i pakët që iu bë këngës së Italisë, e cila përcillte në fakt mesazhin më të fuqishëm aktual, kundër terrorizmit. E mos të flasim këtu për talentin e pastër të dy vokalistëve, njëri prej të cilëve ishte shqiptari Ermal Meta.

Megjithatë, drejtësia u duk sikur u vu në vend nga votat e publikut, të cilat e renditën Italinë në vend të pestë.

Si shpesh herë, edhe këtë vit pikët maksimale Shqipëria ia dha Italisë. Ndërkohë që nga përfaqësuesi i Italisë nuk u komunikua as edhe një pikë për këngën „Mall“ të Eugent Bushpepës.

Kënga „Fuego“ e këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira, zuri vendin e dytë dukë lënë pas Suedinë, Austrinë dhe Gjermanin që nga pikët e jurisë ishin pretendetët më seriozë për të fituar këtë Euroviozion./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button