“Im atë ishte arkëtar dhe nëna ime e papunë. Me kursimet e tyre arritën të hapnin një lokal, të cilën mëvonë ia shitën disa personave që as na i dhanë lekët. Gjatë orëve të mesditës, kur bënte shumë vapë, i ndihmoja prindërit me punët në lokal, ndaj edhe di të bëj shumë lloje kafesh. Me babin dhe mamin kam një raport të mirë, edhe pse mund t’ia themi vetëm një herë në vit njëri-tjetrit se sa duhemi. Ime më mëkujton përherë se nga vij, sepse thotë që shpesh njerëzit e harrojnë këtë detaj të jetës së tyre.
E dashura ime e parë quhej Fiammetta. E kam njohur në shoqëri me shokë të tjerë gjatë viteve të fundit tëshkollës së mesme. Ishte një lidhje kalimtare, madje as e di se ku ndodhet. Disa më kanë thënë që jeton nëAustrali.
Por si e kam njohur Chiara Ferragnin? Në verë vendosëm të nxirrnim një hit veror dhe në mendje mëerdhi një titull, që më shumë ngjante si një lojë fjalësh “Vorrei ma non posto” (Do të doja, por pa vend). Duke shkruar tekstin, në të cilin trajtohej jeta e një influencer (person me ndikim në shoqëri përmes rrjeteve sociale), në mendje më erdhi emri i Chiara Ferragnit, por nuk e përmenda atë në tekst thjesht sepse doja ta bëja për vete.
Kur e njoha realisht më vonë, e kuptova se mes nesh ekzistonte një lidhje jashtë “të zakonshmes”. Mendoja se mund të zgjasnim gjatë bashkë. Madje, një ditë para se t’i propozoja për martesë, debatuam ashpër. Kështu që i kërkova të martoheshim para të gjithëve dhe e kishte të pamundur të më thoshte “Jo”.
Chiara është një person inteligjent dhe pozitiv. Për mua është si një ilaç, sepse jam tip paksa cinik. Jam person që mendoj përgjithësisht në mënyrë negative, e shoh përherë gotën gjysmë bosh. Kurse ajo sheh më të mirën dhe më të bukurën e kujtdo. Arrin t’i bëjë gjërat, ashtu siç mua ndonjëherë nuk më shkon mendja t’i bëj. Është shumë inteligjente”.