Motivuese

Ja pse nëse di të duash, në jetë fiton gjithmonë

U ndodh të gjithëve, që të mos i besojnë më dashurisë. Pas një pengese, një zhgënjimi ose një marrëdhënie që përfundoi keq, të gjithë menjëherë ndjehemi më të brishtë dhe të vendosur që të mos biem më në dashuri. Ne shohim me dyshim çdo lloj njohjeje të re, nga frikA e vuajtjes rishtaz dhe, për këtë arsye, i mbyllim kaq shumë dyer dhe i themi një jo të fortë, çdo përvojë të re.

Dashuria është një shpatë me dy tehe, një ruletë e vërtetë ruse: nganjëherë ju jeni personi më i lumtur në planet, ndërkohë që në kohë të tjera ndjeheni që bota do të bjerë poshtë mbi ju. Kur ne me të vërtetë duam, në fakt, tentojmë të ekzagjerojmë ndjenjat tona në një sërë superlativash emocionale: jemi shumë mirë kur jemi me personin që duam por ndihemi tmerrësisht keq kur personi në fjalë na tradhëton ose nuk i plotëson pritjet tona.

Përkundër këtyre kontrasteve, këtyre kundërvënieve, këtyre anëve të monedhës, duke zgjedhur të duam dhe ta bëjmë atë çdo ditë, ne kemi bërë zgjedhjen e duhur. Pse? Thjesht sepse, dashuria mëson, ndërton, formon personalitetin tonë, na lidh me botën. Mbyllja si një iriq dhe refuzimi i dashurisë, do të thotë të vendosësh mure, një gardh të ndjenjave që me xhelozi i ruajmë dhe nuk ua tregojmë të tjerëve. Në këtë mënyrë, humbasin jo vetëm marrëdhëniet e dashurisë, por edhe miqësitë dhe marrëdhëniet e reja të mundshme. Ndërtimi i një kështjelle emocionale pas një zhgënjimi të zemrës është normal dhe terapeutik, për të shëruar plagët, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë, duhet të shkatërroni ngadalë çdo tullë që të lejoni që rrezja e parë e dritës të kalojë murin për të filluar përsëri të jetoni.

Të zgjedhësh që të duash, do të thotë t’i bësh vetes një dhuratë, të hapesh drejt botës dhe të plotësosh jetën me shpresë. Pavarësisht nga zhgënjimet e panumërta nuk ka ligj të shkruar që konfirmon se kurrë nuk do të gjeni shoqëruesin ose shokun e përsosur për jetën tuaj, vazhdoni të shikoni. Mos u dorëzoni, madje vetëm në këtë kërkim ju mund të gjeni bukurinë: mos mbyllni në veten tuaj, por shikoni në qiell, dilni, bëni përvoja të reja, duajeni veten pa kushte dhe lejoni të tjerët të bëjnë po kështu.

Kushdo që dashuron, gjithmonë fiton sepse është dashuria që na zgjon çdo ditë të lumtur. Mund të jetë dashuria e një jete, ajo që ju besoni verbërisht dhe që gjithmonë ju ka ndihmuar me një buzëqeshje madje edhe në momente të vështira ose historia që sapo ka filluar, ende e papjekur, por plot me flutura në stomak dhe faqe të kuqe.

Mos lejoni që dikush t’ju detyrojë që të humbisni dëshirën për të dashur.

Leave a Reply

Back to top button