Ngjarjet e trazuara në Ukrainë në vitin 2014, kanë reduktuar trajektoret e mundshme të vendit në një të vetme – një rrugë që shpejt do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Putinit, në rast se nuk ka një ndryshim radikal të kursit të saj
Nga Nikolaj Petrov
“Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë”
Para krizës së Krimesë dhe asaj në Lindje të Ukrainës, dukej sikur rregjimi i presidentit Vladimir Putinit ishte mjaft i qëndrueshëm, dhe mund të zgjaste për disa vite me rradhë pa ndonjë ndryshim të thellë. Por pas vitit 2014, ka patur një ndryshim cilësor në karakterin e regjimit. Tani, legjitimitetin e vet rregjimi e gjen tek aksionet ushtarake, në vend të kutive të votimit.
Sot, legjitimitëti i regjimit buron jo nga poshtë-lart me anë të zgjedhjeve, por nga lart-poshtë, duke e vendosur vendin në një gjendje të përhershme lufte. Edhe pse Putin mbeti në pushtet, roli i tij ndryshoi rrënjësisht – tashmë ai është më shumë një Car, sesa drejtues i një institucioni të rëndësishëm. Regjimi ka lëvizur nga një sistem hibrid që ende mbante së jashtmi fasadën e një demokracie, në një shtet autoritar në shkallë të plotë, ndërsa ndryshimi i balancës së pushtetit i ka bërë elitat më të ndërvarura nga presidenti.
Ky pozicion është i paqëndrueshëm, duke patur parasysh tkurrjen e burimeve financiare, humbjen e durimit të elitave që nuk duan të jetojnë përherë në një kamp ushtarak, dhe degradimin e shpejtë të sistemit politik dhe administrativ të Rusisë…
Ne kemi marrë në konsideratë 5 dinamika të ndryshme, të cilat tentojnë t’i përgjigjen pyetjes sesa kohë i ka mbetur ende rregjimit të Putinit…
[real3dflipbook id=”1092″] |