Zodiak

Ja se si e dalloni që keni rënë në dashuri, në varësi të shenjës së horoskopit

Dashi – Personat e kësaj shenje anullojnë gjithë planet për të qenë me atë që kanë fiksim. E duan pasionin mbi gjithçka dhe duan të jenë prioritet për personin tjetër. Në momentin që anullon çdo plan për të qenë me dikë, duhet të kuptosh se ke filluar të ndjesh për të.

Demi – Jeni persona që dashuroheni me aromat. Në momentin që e pëlqeni parfumin e dikujt, bëni gjithçka për t’ju afruar dhe për t’i mbajtur erë. Këto janë shpesh shenjat e fillesave të ndjenjave për shenjën tuaj.

Binjakët – Jeni persona që pëlqeni të bëni shumë muhabet. Në momentin që gjeni një person po aq të muhabetit sa ju, me dyshimet dhe lëkundjet e personalitetit, siç i keni edhe vetë, dijeni se me atë person do të bini në dashuri.

Gaforrja – Jeni persona romantikë dhe pëlqeni të shpenzoni kohë të gjatë duke ndenjur në shtëpi. Kur gjeni dikë me po të njëjtat interesa, që i pëlqen rehatia e shtëpisë, gatimi, prekjet, përqafimet, bini menjëherë brenda.

Luani – Bëni shumë foto dhe përpiqeni që të dy të dukeni bukur. Në momentin që gjeni një person që e mban veten po aq sa ju, që ju kushton vëmendje dhe ju jep këshilla se sit ë kujdeseni për veten, e keni shumë të lehtë të dashuroheni me atë person.

Virgjëresha – Dashuroheni me personat që mbajnë mend detaje të vogla, të cilat ua keni përmendur shumë rrallë. U kushtoni shumë rëndësi detajeve dhe habiteni kur të tjerët u kushtojnë po aq rëndësi sa ju. Keni shumë shance për t’u dashuruar me persona të tillë.

Peshorja – Ju dashuroheni me personat që ju kushtojnë vëmendje. Mundet edhe t’ju kritikojnë, ama përsëri i doni. Për ju ka rëndësi që personi tjetër t’ju gjendet pranë, me vlerësime ose kritika, ama të kërkojë më të mirën prej jush.

Akrepi – Ju jeni një shenjë pasionante uji. Ju pëlqen të flisni, të ndani emocionet që ndjeni dhe mahniteni kur njihni persona, të cilët ju kuptojnë ose i mbështesin emocionet tuaja. Është pikërisht ky momenti kur mund të bini në dashuri, ndonjëherë edhe pa e kuptuar.

Shigjetari – Jeni persona që bini në dashuri shpesh, ndonjëherë edhe pa arsye të forta. Ju jeni shenjë zjarri dhe po aq shpejt sa dashuroheni, po aq edhe mërziteni. Kërkoni adrenalinë në jetën tuaj dhe kur personi tjetër nuk jua ofron, jeni të parët që largoheni.

Bricjapi – Jeni persona largpamës dhe ju pëlqen të bëni plane afatgjata për jetën tuaj. Ju dashuroheni me personin e parë që ka plane fikse dhe është i vendosur në atë çfarë do të arrijë. Në rast se ai person ka plane të ngjashme me ju, është e sigurtë që do të bini në dashuri me të.

Ujori – Jeni persona që nuk dashuroheni kollaj. Personi ideal për ju është dikush që e vlerëson humorin tuaj, që di të hapë muhabete në takimet tuaja dhe ka njohuri ne art dhe kulturë. Ama kur bini në dashuri, investoni shumë që gjithçka të zgjasë sa më tepër.

Peshqit – Kur bini në dashuri, jepni gjithçka nga vetja. Kur ndodheni në një ambient me shumë njerëz, ama ia hidhni sytë dhe keni në mendje vetëm një person, duhet ta dini se keni rënë në dashuri. Jeni persona shumë xhelozë, ndonjëherë edhe në ekstrem, ama dini t’i rregulloni shpejt debatet në çift për arsye xhelozie.

Back to top button