Zodiak Ditor

Ja si do të nisë fundjava juaj. Parashikimi i astrologut italian, Paolo Fox

DASHI

Ditë nervoze, kur do të ishte mirë që t’i matni më mirë fjalët. Në të vërtetë mund të ketë situata kur ju mund të thoni gjëra, të cilat më vonë mund të kthehen kundër jush. Diçka nuk është në rregull në punë, ju duhet t’i përshtateni situatës. Mundohuni të mos lejoni që nervozizmi të rëndojë mbi çiftin, veçanërisht nëse tashmë ekziston një atmosferë krize.

DEMI

Gjërat mund të fillojnë të rezultojnë mirë për dashurinë, veçanërisht për beqarët, të cilët mund të bëjnë takime të rëndësishme në këto ditë. Ajo që fillon si miqësi mund të shndërrohet në diçka më të rëndësishme brenda një kohe të shkurtër. Por përpiquni të mos mbylleni në shtëpi, shikoni përreth, zgjeroni rrethin e njohurive. Për të gjithë kjo është një kohë e mirë për të bërë plane.

BINJAKET

Një ditë pozitive e rikuperimit në krahasim me ditët e kaluara që janë paksa të acaruara. Tani keni Hënën në anën tuaj, dëshira për dashuri dhe pasion po rritet. Një lajm i mirë gjithashtu në lidhje me punën, mund të ketë ndryshime pozitive deri në fund të vitit.

GAFORRJA

Kjo do të jetë një fundjavë ku do preferoni të bëni vetëm minimumin e mundshëm. Ju duhet të përpiqeni të luftoni përtacinë që ju vjen në fundjavë, edhe nëse justifikohet nga një lodhje e akumuluar: ekziston në fakt rreziku i pasojave negative në dashuri. Sa i përket punës, edhe nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me atë që bëni, për momentin është më mirë të mos trazoni ujërat dhe të mbani ato gjëra që keni. Nëse planifikoni të ndryshoni, merrni parasysh gjithçka që lini dhe çfarë do të vijë, dhe hidhuni në veprim vetëm nëse jeni të sigurt në zgjedhjen tuaj.

LUANI

Një ditë pozitive për dashurinë: pasioni është rizbuluar për ju! Lajm i mirë edhe për ata që janë vetëm: dilni, angazhohuni, ky është një pozicion i yjeve që favorizon takime, madje edhe me njerëz nga qytete të tjera.

VIRGJERESHA

Fundjavë speciale për dashuri, por duhet të lini mënjanë drojën tuaj proverbiale. Çlirohuni, veçanërisht nëse jeni beqarë: ky qiell premton takime interesante dhe emocione të bukura sidomos me njerëzit të shenjës së Demit, Akrepit apo Bricjapit. Mundohuni të mos lini pas dore ndjenjat, të mos i përkushtoheni vetëm punës.

PESHORJA

Takimet favorizohen këtë fundjavë. Ata që janë vetëm duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të dalë dhe mbase të shkojnë në vende të reja. Falë ndikimit pozitiv të Hënës, marrëdhëniet ndërnjerëzore janë të favorizuara. Çiftet e sapokrijuara mund të bëjnë projekte të rëndësishme.

AKREPI

Një ditë pozitive dhe interesante, ë do të jetë e tillë edhe të dielën. Kjo është një periudhë e rëndësishme, në të cilën problemet e së kaluarës do të lirohen për të lënë hapësirë ​​për një qetësi më të madhe. Mund të mendoni gjithashtu të argëtoheni pak dhe t’i përkushtoheni më shumë dashurisë. Pritet një rikuperim i këndshëm, i favorizuar nga ardhja e pritshme Saturnit dhe Jupiterit.

SHIGJETARI

Rimëkëmbje është kryefjala e së shtunës, ju keni një qiell të bukur që ju favorizon në marrëdhëniet ndërnjerëzore sidomos me shenjat e Peshores, Dashit dhe Luanit, me të cilat mund të ketë disa ndjenja të mira, ndërsa ju duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave të Binjakëve dhe Virgjëreshës, me të cilët mund të ketë debate. Sa i përket punës, mos i injoroni mundësitë e reja, edhe nëse ato do t’ju çojnë në qytete të tjera.

BRICJAPI

Ditë pak si në rënie, por ju jeni akoma në një fazë rikuperimi. Por përpiquni të mos ngrini pluhur në dashuri: shmangni debatet dhe polemikat, ndonjëherë është më mirë të lini gjërat të shkojnë. Sa i përket punës mund të përpiqeni të kërkoni atë që dëshironi, mund të ketë disa përgjigje të mira. Ndryshime të mundshme, bashkëpunime që mbyllen dhe të tjerë që fillojnë.

UJORI

Ditë pozitive, më në fund ndiheni mirë, falë ndikimit pozitiv të Hënës. E diela do të jetë një ditë edhe më e mirë, kështu që organizoni fundjavën në mënyrën më të mirë të mundshme. Përfitoni nga ajo për t’i dhënë një shtysë dashurisë, për të organizuar një udhëtim. Meqë jemi tek udhëtimet, shumë prej jush dëshirojnë të ndryshojnë gjithçka në jetën e tyre, të heqin gjithçka dhe të largohen për të filluar nga e para. Ndoshta ka ardhur koha për të vlerësuar nëse ekziston vërtet mundësia për ta bërë këtë.

PESHQIT

Hapini rrugë dashurisë dhe pasioneve, por kujdes nga njerëzit që janë shumë xhelozë ose agresivë! Këtë fundjavë mund të ketë rikthime të flakës së ndjenjave, të njerëzve që kthehen nga e kaluara. Vlerësoni mirë. Udhëtimet janë të favorizuar. / meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close