Psikologji

Ja si t’i dalloni shenjat e ankthit tek fëmijët

Ankthi është thjesht një aktivizim në sistemin tonë nervor, të cilin ne e quajmë gjithashtu përgjigja ”lufto ose mbathja”. Ai na paralajmëron për një rrezik fizik të afërt, si për shembull një makinë që vjen drejt nesh teksa jemi duke kaluar rrugën, apo kur po afrohet një rrezik psikologjik i perceptuar, si për shembull një provim i rëndësishëm.

Disa shqetësime të fëmijërisë, mund të jenë plotësisht të përshtatshme dhe normale për moshën. Për shembull, fëmijët shumë të vegjël, nën moshën 3-vjeç, mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes. Ata mund të qajnë kur ndahen nga prindërit apo kujdestari i tyre.

Disa fëmijë, sidomos ata në moshë parashkollore, mund të zhvillojnë frikëra të tilla si frika nga errësira, apo frika për të përdorur bidenë e tualetit. Ndërkohë, fëmijët në moshë shkollore mund të ndihen të shqetësuar, sidomos nëse janë para një situatë të re, apo ndodhen nën një mjedis të ri, si për shembull kur fillojnë të shkojnë në një shkollë të re, apo kur janë para një prezantimi publik apo provimi në klasë.

të gjitha këto janë pjesë e jetës së tyre normale të përditshme, dhe është mirë të përjetohenkështu. Por ankthi bëhet një problem për fëmijët kur fillon të pengojë jetën e tyre të përditshme. Kjo mund të shfaqet, kur ata refuzojnë të shkojnë në shkollë, ose kur fillojnë të përjetojnë simptoma psikosomatike si dhimbje koke, dhimbje barku, apo kur nisin të shmangin aktivitetet e mëdha.

Ju mund të vini re disa ndryshime në sjelljet e fëmijës suaj kohët e fundit, dhe mund të pyesni veten nëse fëmija juaj po përjeton ankth apo jo. Ju mund të pyesni se cilat janë shenjat e ankthit tek fëmijët, dhe si mund t’i mbështesni ata? Ja cilat janë disa nga shenjat e zakonshme, nga ku mund të pikasni praninë e ankthit tek fëmijët.  

1. Ankth dhe shqetësim i tepruar

Fëmijës tuaj mund t’i mungojë besimi për të provuar gjëra të reja, ose ai mund të shfaqet si i paaftë për të përballuar sfidat e thjeshta, të përditshme. Nëse është kështu, dhe ju e dini se jeni si familje në prag të një ndryshim të rëndësishëm si për shembull ndryshimi i shtëpisë, përgatiteni fëmijën tuaj duke biseduar me të për atë që do të ndodhë, duke ja shpjeguar edhe arsyen.

2. Paaftësia për të kontrolluar frikën apo shqetësimin

Pasja e shumë mendimeve negative, apo të menduarit vazhdimisht se do t’iu ndodhin gjëra të këqija, fillimi i shmangies së aktiviteteve të përditshme, dhe pritshmëritë tepër të larta për detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë dhe performancën sportive, mund të jenë shenja se fëmijët tuaj nuk janë në gjendje të kontrollojnë shqetësimet e tyre. Ndaj përpiquni të mos bëheni tepër mbrojtës apo të shqetësuar. Praktikoni teknika të thjeshta relaksimi me fëmijën tuaj, si frymëmarrja dhe frymënxjerrja e thellë dhe e ngadaltë.

3. Mungesë rehatie

Lëvizja ose përpëlitja e vazhdueshme, mund të jetë një shenjë e jashtme e ankthit. Pasja e disa lodrave shqisore apo që reduktojnë nervozizmin, mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të qetësojë mendjen dhe të ri-orientojë energjinë e tij.

4. Nervozizëm i pazakontë

Fëmijët në ankth mund të bëhen nervozë, përloten, të jenë shumë të ngjitur shumë pas prindërve apo të kenë shpërthime zemërimi dhe të qara. Sigurojini ata dhe tregojuni se ikuptoni se si po ndihen. Përveç bisedës me fëmijën tuaj mbi shqetësimet dhe ankthin e tij, është e rëndësishme t’i ndihmoni ata të gjejnë zgjidhje. Mësoni fëmijën tuaj të njohë shenjat e ankthit në vetvete.

5. Probleme me gjumin

Vështirësitë për të fjetur, zgjimi natën, fillimi i urinimit në shtrat, shikimi i ëndrrave të këqija, vështirësia për të fjetur në mbrëmje, mund të jenë që të gjitha sinjale të ankthit. Fëmijët e

të gjitha moshave i shohin rutinat qetësuese, ndaj aty ku është e mundur përpiquni t’upërmbaheni rutinave të rregullta ditore. “Kavanozët e Shqetësimit”, janë veçanërisht të dobishëm për fëmijët. Ata mund të shkruajnë në letër çdo gjë që i shqetëson, dhe t’i mbyllinkëto mendime në një kavanoz.

6. Simptoma fizike

Ankthi shpesh mund të shfaqet me simptoma fizike si dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe tension muskulor. Nëse fëmija juaj është mjaftueshëm i rritur, ai mund t’iu ndihmojë për të shpjeguar efektet fizike që sjell ankthi në trupin tonë. Po ashtu mund të jetë e dobishme që ta përshkruani ankthin si një dallgë që ngrihet dhe më pas ulet sërish.

7. Shmangia e aktiviteteve të përditshme

Refuzimi për të shkuar në shkollë, grindjet para orarit të shkollës për gjëra të vogla si veshjet, flokët ose këpucët, dhe grindjet pas të shkollës në lidhje me detyrat e shtëpisë, janë gjëra që duhen pasur në vëmendje. Prandaj inkurajojeni fëmijën tuaj të menaxhojë ankthin e tij, dhe jepini ndihmë kur i nevojitet. Nëse fëmija juaj është në ankth për shkak të ngjarjeve shqetësuese si humbja e një njeriu të dashur apo një divorc, kërkoni libra ose filma që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë emocionet e tyre.

Back to top button