Psikologji

“Jam duke bërë më të mirën time”. Fjalitë që duhet t’i thuash vetes çdo mëngjes

Ajo çfarë i thua vetes çdo ditë, ka fuqinë për të përcaktuar cilësinë e jetës tënde. Trajnoje veten me këto fjalë kurajoje dhe shndërrohu në një burim guximi dhe shprese. Do të mund të gjesh brenda vetes gjithë forcën për t’i përballuar momentet e vështira. Ndaj, mësoji mirë këto fjalë dhe thuaja vetes çdo mëngjes, që në momentin që nis dita jote:

  1. Unë nuk mund të kontrolloj çdo gjë që më ndodh, por mund të kontrolloj mënyrën se si i përgjigjem gjërave që më ndodhin. Fuqia ime gjendet tek përgjigjia ime.
  2. Unë jam mbrojtësi/ja e mendjes, trupit dhe shpirtit tim. Unë mund ta mbroj veten nga negativiteti. Asnjë errësirë nuk mund ta zbehë dritën time.
  3. Jam duke bërë më të mirën time, dhe më e mira ime ka ardhur duke u përmirësuar.
  4. Hapat e mia të progresit i hedh njëri pas tjetrit. Hapi i radhës nuk ka pse të jetë një hap i madh.
  5. Nuk është e nevojshme që të kem përgjigjet për çdo pyetje. Unë kam guximin për t’i analizuar pyetjet përpara se të jap përgjigjet.
  6. Jam mjaftueshëm i/e fortë dhe i/e zgjuar për t’u forcuar prej dhimbjes sime.
  7. Mund ta përdor mendjen time për të rigjeneruar ndjenjat që dua të përjetoj më tepër.
  8. Ëndrrat e mia janë të mundura të realizohen dhe unë jam i/e aftë të jetoj për t’i realizuar ato.
  9. Unë jam më shumë se mendimet e mia të vogla. Jam më tepër se frika dhe shqetësimet e mia.
  10. Me besimin, guximin dhe dashurinë e mjaftueshme, unë mund tam und dyshimin, lëkundjen dhe trishtimin tim.
  11. Realiteti i bindet dëshirave të mia. Unë jam përgjegjës/e për realitetin ku zgjedh të marr pjesë.
  12. Unë mund të krijoj ndryshime të vërteta dhe pozitive, pavarësisht situatave që po kaloj.
  13. Gjithë burimet që më duhen për të fituar, i kam brenda vetes.
  14. Qëllimi i jetës sime është të jetoj lirshëm, me gëzim dhe dashuri.
Back to top button