Thenie

“Jam Piter Pan në zemër…”. 12 shprehje nga i madhi Michael Jackson

Michael Jackson (29 gusht 1958-25 qershor 2009) i njohur si mbreti i popit ishte këngëtar, kompozitor, kërcimtar, aktor, producent, sipërmarrës dhe filantropist amerikan. Jackson ishte një ikonë e kulturës popullore për më shumë se 4 dekada me këngët e veta dhe me kërcimet që lëviznin mes popit, ritmit dhe bluzit, muzikës së diskos dhe muzikës dance. Jackson filloi të këndojë në një kor familjar “The Jackson 5” duke vazhduar karrierën si solist në 1971. Me kalimin e kohës këngët e tij u shndrruan në suksese të disa albumeve të tij më të shitur; mbi të gjitha Thriller, 1982, disku më i shitur i të gjitha kohërave. Bad (1987), Dangerous (1991) ose History: Past, Present and Future, Book I (1995) janë më të njohurit dhe më të dashurit për publikun.

Suksesi i tij ishte i tillë, saqë disa prej muzikave  vlerësoheshin me 400 milionë dollarë dhe ka thyer disa rekorde në Librin Guinnes për regjistrimet. Është artisti që ka dhuruar më shumë para për bamirësi, rrethanë që është errësuar shumë herë nga episodet polemizuese lidhur me abuzimet seksuale mbi fëmijët. Është liruar për mungesë provash, por këto ngjarje do ta preknin jetën e tij personale dhe karrierën artistike. Në 25 qershor 2009 kur po përgatitej për turin e tij “This is It” do të vdiste nga një arrest kardiovaskular në një vilë të marrë me qera në Holmby Hills duke lënë më shumë se 2 0000 milionë njerëz të befasuar para lajmit si dhe në ceremoninë e varrimit të trasmetuar direkt nga televizionet. Pas vdekjes mbreti i popit u shndrrua në artistin më të shitur për 2009 në Amerikë me më shumë se 8.2 milionë albume të shitura.

Ja disa prej shprehjeve të tij:

“Unë besoj se njerëzit kanë aftësitë për të fluturuar; problemi është se nuk dimë të konceptojmë idetë e përshtatshme që të na lejojnë të ngrihemi”

“Çdo gjë që këndoj e ndiej me të vërtetë, nuk këndoj nëse nuk e ndiej”

“Sekreti i aktorit është të jetë vetvetja”

“Për mua, mëkati më i madh nga të gjithë mëkatet është të kesh një talent dhe të mos e kultivosh që të rritet. Talenti është një dhuratë hyjnore”

“Muzika ime pretendon të bashkojë të gjitha racat, që të gjithë të jetojmë si një familje”

“Mbani mend; do të jemi ne fëmijët e sotëm, të cilët do ta bëjmë botën një vend më të mirë dhe më të lumtur”

“Më pëlqen të përmirësohem, nuk më pëlqen të bëj hapa mbrapa”

“Më pëlqen të krijoj magji, të bëj diçka që të jetë kaq  e çuditshme, kaq e papritur, saqë njerëzit të mrekullohen”

“Identifikohem plotësisht me Piter Panin, djalin e humbur të Kurrkundit. Për më tepër, kush nuk do të dëshironte të fluturonte?”

“Jam i verbër ndaj ngjyrave, por një nga simbolet e mia të preferuara është palloi në pendët e të cilit unifikohen ngjyrat në harmoni”

“Njerëzit gjithmonë janë të gatshëm të mendojnë më të keqen për ty”

“Jam Piter Pan në zemër”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button