Japonia nuk regjistroi asnjë vdekje të re nga koronavirusi të dielën, hera e parë që kjo ka ndodhur që nga 6 marsi, që ishte koha kur pandemia po e rriste nivelin e infeksionit në vend.
Një total prej 38 infeksionesh të reja u regjistruan të dielën, sipas ministrisë së shëndetit të vendit. Japonia deri më tani ka pasur 17.886 raste të infektuara dhe 929 vdekje nga koronavirusi, përfshirë 712 infeksione dhe 13 vdekje nga anija e lundrimit Diamond Princess që u fut në karantinë jashtë gjirit të Yokohama për dy javë në shkurt.
Japonia ka regjistruar më pak se 100 raste të reja në ditë që nga 14 maji. CNN / bota.al