“Nuk jetojmë më në një botë ku mund të ndihemi të sigurtë, sepse jemi japonezë”. Kështu përmbyllet editoriali i Mainichi Shimbun, një prej të përditshmeve më të mëdha të Tokios. Tani që është mësuar fati tragjik i Kenji Goto, pengu i dytë japonez që u ekzekutua nga Shteti Islamik, opinioni publik dhe vëzhguesit ndërkombëtarë pyesin nëse këta dy akte barbarie do të kontribuojnë për të ndryshuar politikën pacifiste të skalitur në Kushtetutën e Japonisë që nga viti 1947.
Në orët e para pas shpërndarjes së videos së tmerrshme, mbizotëron dhimbja, ndjesia e mosbesimit për vdekjen e Kenji Gotos, gazetarit freelance 47-vjecar i cili ia kishte dedikuar jetën prodhimit të dokumentarëve në zona lufte, nga Liberia në Sierra Leone, në Kosovë, në Lindjen e Mesme. Protagonistët e punës së tij kanë qenë gjithmonë të pambrojturit, refugjatët dhe fëmijët.
Për dekada të tëra Japonia i ka besuar një “diplomacie në të gjithë fushën”, e udhëhequr vetëm nga interesat ekonomikë, shpesh herë e paqartë. Për sigurinë ushtarake mendonin Shtetet e Bashkuara. Tragjedia e dy pengjeve të vrarë mund të bindë opinionin publik pacifist që tashmë ka ardhur koha e kthesës, si dhe të mos fshihet më pas një gjoja neutraliteti dhe t’ua lërë aleatëve punët e pista dhe të rrezikshme.
1 minute read