“Herën e parë që vendosa të vrisja veten, provova të prisja damarët në kyçin e dorës. Në atë pjesë të trupit kam një tatuazh që shkruan “Beso” (Believe), sepse mamaja ime më thoshte gjithmonë: “Nëse ti nuk beson tek vetja, atëherë kush do të besojë tek ty?” Sapo në mendje më kaluan ato fjalë, e ndalova çfarë po bëja…
Të jesh një basketbollist është një profesion i nënvlerësuar, sipas mendimit tim dhe kjo gjë më nxiste që të punoja më fuqishëm. Unë gjithmonë jam munduar t’i ndihmoj njerëzit. Kështu e kam lënë gjurmën time.
Mbaj mend që në një konkurs në orën 7 në Staples Center, unë vendosa të shkoja që në orën 3, kur ende nuk kishte gdhirë që të stërvitesha paksa. Shkoj atje dhe shoh Kobe Bryant që kishte shkuar përpara meje dhe po stërvitej. Kaloi një orë a një orë e gjysmë dhe unë u ula i lodhur, ndërkohë që vazhdoja të dëgjoja zhurmën e topit pranë. Ai ende po stërvitej. E gjeta në fillim gjithë djersë dhe akoma vazhdonte të stërvitej, pa u lodhur. Pyesja veten: “Si nuk është lodhur akoma ky djalë?”. Nuk po bënte as lëvizjet e një personi të lodhur. Ai po luante sikur të ishte në ndonjë turne.
U bëra shumë kurioz. Normalisht ne e fituam ndeshjen, por nuk mund të rrija pa e pyetur atë se pse punonte aq fort, duke u munduar aq shumë. Dhe përgjigjia e tij ishte: “Sepse unë të pashë kur erdhe dhe doja ta kuptoje, se s’ka rëndësi se sa shumë stërvitesh ti, unë do të stërvitem akoma më shumë. Ti më frymëzon të jem akoma më i mirë”. Ishte ai momenti, kur unë e binda veten se duhet të bëja akoma më shumë për të qenë më i miri në atë që bëja.
Askush nuk ka se si të përmirësohet, nëse nuk e do vërtet diçka të tillë. Një lojë basketbolli është shumë e ngjashme me lojën e jetës. Do të ketë rënie dhe ngritje. Jo gjithmonë do të jetë çdo gjë e lehtë. Do të ketë përherë sfida, por nëse përqendrohesh vazhdimisht të punosh fort, ke për t’u rritur dhe zhvilluar në atë që bën. / bota.al