Hipersensitiviteti është një formë personaliteti, jo një çrregullim, ndaj kjo nuk është diçka që duhet trajtuar apo ndryshuar. Është një tipar, me të cilin duhet të bashkëjetosh. Por cilat janë shenjat klinike që mund të kesh në një tipar të tillë personaliteti?
– Je i ndjeshëm nga dritat dhe zhurmat.
– Je i ndjeshëm nga barnat mjekësorë dhe kafeina.
– Ndihesh i lodhur në vendet e mbipopulluara me njerëz.
– Të lodh ideja se do të duhet të kalosh kohë me njerëzit në një moment të caktuar të ditës.
– Emocionet dhe ndjenjat e personave përreth ndikojnë shumë në humorin tënd.
– Ke shumë vështirësi të përshtatesh me ndryshimet, sidomos kur janë të papritura.
– Shmang skenat apo elementet e dhunës në televizor apo në jetën e përditshme.
Cilat janë disa tipare që mund të të bindin se je person hipersensitiv (HSP)?
- Prekesh shumë shpejt nga dhuna në media.
Duke qenë se personat shumë të ndjeshëm janë dhe shumë empatikë, çdo shfaqje dhune në media ju mërzit pamasë. Si rezultat, mund të shmangësh shumë filma horror, skena dhune, apo lajme të lidhura me dhunën. - I shmang situatat stresuese.
Shumë persona me tipare hypersensitive e ndërtojnë jetën në mënyrë të tillë, që të shmangin situatat stresuese apo shumë të ngarkuara nga ana emocionale. Kjo gjë fillimisht ndodh në mënyrë spontane, por më vonë ju bëhet një zakon. - Vendet me shumë njerëz ju lodhin.
Turmat mund t’ju bëjnë të ndiheni shumë keq, “ju fikin” totalisht. Kjo mund të vijë si pasojë e energjisë emocionale që mund të absorboni prej të tjerëve. Ndaj dhe shpesh e gjeni veten duke iu larguar vendeve të mbipopulluara me njerëz. - Ke qenë shumë i turpshëm si fëmijë.
Teksa rritesh, me siguri kthehesh pas në kohë dhe i kujton mendimet e të tjerëve lidhur me faktin që ke qenë tepër introvert. Kjo për shkak se nuk flisje shumë dhe preferoje të mbylleshe në vete. Është një tipar që i karakterizon gjithë personat shumë të ndjeshëm. - Punon fort për të kënaqur të tjerët.
Punon shumë për të mos i mërzitur të tjerët. Këtë nuk e bëni për t’i parë ata të lumtur, por sepse çdo ndryshim emocional tek personat që ju rrethojnë, ndikon tek ju dhe sistemi juaj nervor. Për të shmangur çdo moment me mërzitje, bëni gjithçka për t’i gëzuar të tjerët.