Enciklopedike

Jeni kuriozë? Ja si i kryen Bitcoin transaksionet e përsosura

Zinxhiri i blloqeve (Blockchain) është një bazë të dhënash e shpërndarë, ose një regjistër publik që regjistron të gjitha transaksionet në Bitcoin. Duke qenë një bazë të dhënash e shpërndarë, ajo nuk ka nevojë për një autoritet qendror dhe mirëmbahet nga një rrjet nyjash komunikuese që punojnë me softuer Bitcoini. Këto nyja bëjnë të vlefshme transaksionet që marrin dhe i shtojnë ato në regjistrin e tyre. Gjithashtu, afro një herë në dhjetë minuta, një grup i krijuar rishtaz i transaksioneve të pranuara, ose një Bllok, shtohet në Zinxhirin e Blloqeve. Më pas, “informohen” nyjet e tjera, me qëllim që secili rrjet të depozitojë kopjen e vet të zinxhirit. Kjo garanton që softueri i Bitcoinit ta dijë se kur një shumë është shpenzuar, duke parandaluar kështu të ashtuquajturat shpenzime të dyfishta. Ky është një gabim në paratë digjitale që lejon të njëjtën mondhë të shpenzohet dy herë ose më shumë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button