Personazhe

Jennifer Garner dhe Ben Affleck po kthehen bashkë?

Divorci i Ben Affleck dhe Jennifer Garner u finalizua në tetor të vitit të kaluar, por vetëm gjashtë muaj pasi gjykata e miratoi ndarjen e tyre, thashethemet janë rishfaqur për ribashkimin e çiftit.

Ben Affleck, 46 vjeç, dhe Jennifer Garner, 47 vjeç, kanë kaluar kohët e fundit së bashku me njëri-tjetrin dhe me fëmijët e tyre.

Sipas tabliodeve ndërkombëtare, ish bashkëshortët po kërkojnë një pajtim për të mirën e të gjithë familjes.

Ben dhe Jennifer së bashku për hir të fëmijëve

Me sa duket, aktori po punon shumë për familjen dhe është i vendosur të punojë me ish-gruan e tij për hir të tre fëmijëve të tyre: Violet, 13, Seraphina, 10 dhe Samuel, 7.

Një burim anonim pranë çiftit ka thënë: “Ben dhe Jen kanë gjetur një mënyrë për t’i vënë nevojat e fëmijëve para tyre dhe prej aty, gjërat kanë filluar të shkojnë me të vërtetë mirë për ta, gjithësecili në familje është me të vërtetë i lumtur” .

«Jen dhe Ben janë në kushte të shkëlqyera tani. Shumë njerëz në rrethin e tyre të brendshëm mendojnë se ka një shans të mirë që ata t’i zgjidhin gjërat sërish si çift”.

A po e provojnë vërtet?

Prandaj duket e vërtetë se Ben Affleck dhe Jennifer Garner po i japin dashurisë së tyre një shans tjetër, dhe ata besojnë se kjo është koha e duhur për ta bërë këtë.

Ben ka lënë përfundimisht Lindsay Shookus pas ulje-ngritjeve të marrëdhënies të tyre. Gjithashtu, kanë kaluar disa javë, që kur Jennifer Garner është parë me të dashurin e saj, John Miller. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button