Greta Garbo (1905-1990) ishte një aktore amerikane me kombësi suedeze që u njoh ndërkombtarisht falë një sërë filmash që e shndrruan në një mit të artit të shtatë. Luajti në 30 filma përgjatë karrierës, e cila zgjati më shumë se 20 vite. U tërhoq nga aktrimi në vitin 1941 dhe e kaloi jetën e saj pothuaj e izoluar me të njëjtin mister dhe pyetje që asnjëherë nuk deshi t’u përgjigjej. Vdiq në moshën 84 vjeçare në 15 prill 1990, viktimë e një sindrome renale dhe nga pneumonia. Disa nga filmat e saj më të njohur ishin: Ninotchka, Grand Hotel, Margarita Gautier, Ana Karenina dhe Mata Hari.
Ja disa nga frazat e saj:
Jeta do të ishte e mrekullueshme, sikur të dinim se çfarë të bënim me të.
Do të më pëlqente të kisha një forcë mbinatyrore në mënyrë që të rregulloja çdo gjë që është keq.
Nuk ka askush që kërkon të më marrë..nuk di të gatuaj.
Unë isha Greta Garbo.
Nuk duhet të martohesh për të patur një mik të mirë si shok jete.
Ka shumë gjëra në zemër që kurrë nuk mund t’i thuhen një personi. Ato janë të tuat, gëzimet e tua dhe dhimbjet e tua, intime. E zvogëlon veten, botën tënde të brendshme kur ia thua.
Talentet e mia bëjnë pjesë tek kufijtë e përcaktuar. Nuk jam një aktore kaq gjeniale sa disa mendojnë.
Çdo njeri që ka një buzëqeshje të vazhdueshme në fytyrën e vet fsheh një ashpërsi që është pothuaj e frikshme.
Kanë thënë për të: “Ajo që sheh një njeri tek një grua kur është i dehur, e sheh tek Garboja kur është esëll” – Kenneth Tynan për Greta Garbon. / bota.al