Motivuese

Jeta e vërtetë e një gruaje, nis kur mëson të vlerësojë veten e saj

Gratë që hyjnë në moshën 40 vjeç janë të prekshme, dhe nganjëherë madje edhe të pafuqishme. Naive dhe plot besim, si në moshën 13 vjeç. Kanë harruar prej kohësh romancën e papjekur të pesëmbëdhjetëvjeçareve, entuziazmin e 25 vjetëve, racionalitetin e 30 viteve.

Kanë hapur dhe kanë parë një botë të re, njerëz të rinj në pasqyrë, një jetë të re. Besojnë në më të mirën, sepse “më të keqen” e kanë jetuar tashmë. Ato marrin më të mirën, sepse janë në gjendje të shohin të mirën kur të tjerët nuk e kuptojnë atë.

Ato janë tepër të bukura, sepse e kanë kuptuar se kanë një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Kanë mësuar ta duan veten e tyre, kështu që gjithkush tërhiqet prej tyre.

Ato e dinë sekretin e jetës!

Kanë harruar prej kohësh shprehjet e papërshtatshme, taktikat e joshjes dhe përgatitjen e fustanit para se të dalin. Nuk janë më në fazën kur ngrejnë shumë pyetje për veten, sepse e kanë gjetur tashmë atë për të cilën kishin nevojë në gjithë këta vite: veten e tyre.

Munden ende të thërrasin fort dhe të qeshin. Kanë pushuar së mbajturi “mburojën”, ndalimet, lejet.

Kanë hequr dorë nga abstenimi, jetonë plot besim, jetë pa të meta!

Më në fund në moshën 40 vjeç arrijnë të jetojnë plotësisht jetën e tyre.

Nuk janë as teze e as halla! Mbajnë funde më të gjatë, sepse janë elegante dhe femërore. Por mbajnë dhe funde të ngushtë, xhinse sepse ndihen rehat me veten e tyre.

Nuk kanë nevojë të demonstrojnë asgjë, por është e rëndësishme që të vlerësojnë veten e tyre.

Vlerësojnë çdo minutë, kudo që shkojnë mbërrijnë në kohë dhe nuk e kanë asnjëherë me ngut.

E vlerësojnë jetën, kanë durim.

Thjeshtë dinë ta jetojnë jetën!

 

Leave a Reply

Back to top button