Thenie

“Jeta është si një kopsht. Në fund, korr atë që ke mbjellë”. Thënie të veçanta e motivuese për jetën.

“Jeta është 10% çfarë na ndodh dhe 90% mënyra se si ne reagojmë ndaj saj”. – Dennis P. Kimbro

Nuk ka rrugë mbretërore për asgjë. Një gjë në një kohë të caktuar, të gjitha gjërat në vazhdimësi. Ajo që rritet shpejt, thahet po aq shpejt. Ajo që rritet ngadalë, zgjat”. – Josiah Gilbert Holland

“Mos u frikëso ndaj jetës. Beso se jeta ia vlen të jetohet dhe besimi yt do të krijojë fakte”. – William James

Kur të qëndroj përpara Zotit në fund të jetës sime, shpresoj të mos kem fare talent të mbetur që të mund të them: “E përdora gjithçka që më dhe””. – Erma Bombeck

“Kur dëgjoj dikë të psherëtijë: “Jeta është e vështirë”, e pyes gjithnjë mbrapsht: “Krahasuar me çfarë?””. – Sydney Harris

Nëse do të shohësh një ylber, duhet fillimisht të përballesh me shiun”. – Dolly Parton

Qëllimi kryesor i jetës sonë është të jemi të lumtur”. – Dalai Lama

“Lumturia në jetën e secilit prej nesh, varet nga cilësia e mendimeve tona”. – Marcus Aurelius

“Tri gjërat më me rëndësi në jetë sipas mendimit tim, janë shëndeti, qëllimi dhe personat që do fort”. – Naval Ravikant

Nuk ka gjë më të madhe që mund të bësh në jetën dhe punën tënde, se sa të ndjekësh pasionet e tua nënjë mënyrë që t’i shërbejnë botës dhe ty vetë”. – Richard Branson

“Jeta është ajo që ndodh ndërkohë që jemi të zënë duke bërë plane të tjera”. – John Lennon

Gjërat më të mira në jetë ndodhin në mënyrë të papritur. Historitë më të bukura nisin në mënyrërastësore. Aventurat më të bukura nuk janë planifikuar asnjëherë të ndodhin po aq bukur sa ndodhin. Liroje veten nga pritshmëritë. Më e mira do të ndodhë në momentin që më pak e pret”. – Anonim

Jeta është si një kopsht. Në fund, korr atë që ke mbjellë”. – Paulo Coelho

Back to top button