Thenie

Jeta është si një puzzle…

Jeta është si një puzzle. Nëse nis të plotësosh një puzzle dhe të kap ankthi, pasi nuk di nga ta nisësh, nuk ke për t’ia nisur kurrë. Duhet thjesht të nisësh nga diku e të vazhdosh. Mbaje përherë në mendje, se janë copëzat e vogla ato që sigurojnë piktura të mëdha. Jeta është po njësoj. Kur ne nisim një karrierë të re, kur nisim një marrëdhënie të re, apo çdo gjë tjetër që përpiqemi të bëjmë, nëse e nisim duke u shqetësuar për përfundimin, me shumë mundësi nuk kemi për ta nisur kurrë, ose nëse e nisim, nuk do të vazhdojmë përpara.

Disa nga idetë më të mëdha në botë, kanë lindur nga hapa vërtet të vegjël. Mjafton të përmendim Google, motorin më të madh të kërkimit, i cili e pati fillesën në një garazh. Jeta është pikërisht si një puzzle, Mos u përpiq të bashkosh copëza që nuk përputhen. Mos e detyro dikë të qëndrojë, nëse gjithçka që do të bëjë, është të largohet. Nëse e detyrojmë dikë të qëndrojë, mund të na duket si diçka e drejtë në fillim, por më vonë ne do të kuptojmë se sa e vështirë është ta mbash me detyrim pranë dikë që nuk na do. Gjithë stresi që do të marrim nga një zgjedhje e tillë, do të na pengojë të ecim përpara.

Ne përpiqemi të përshtatemi në punë, të cilat nuk i pëlqejmë. Ne shqetësohemi për të ardhmen tonë, pasi mendojmë se nëse nuk përshtatemi, askush nuk do të na marrë seriozisht; nuk do të na besojë. Ne nuk e kuptojmë se ndërsa ishim fëmijë e na mësonin të përshtateshim, si të rritur duhet të mësojmë të qëndrojmë të palëkundur.

Mos e lejo vetminë tënde të ulë standardet e tua dhe mos e ngatërro atë që të ofrohet me atë që meriton. Kur ne mbajmë biseda me zor, apo shoqëri, ne nxisim ftohjen e marrëdhënieve, si dhe largimin e lumturisë. Jeta është si një puzzle dhe kur ne përqendrohemi tek një zonë e vogël dhe humbasim kohë në të, fillojmë dhe e humbasim përqendrimin nga gjithë piktura. Në fillim na duhej të nisnim me një copëz të vogël, por ndërsa vazhdojmë më tej, duhet të nisim me atë procesin dinamik të të ecurit prapa dhe përpara për të fituar perspektivën e duhur të pikturës së madhe. Kur jemi shumë afër, gjithë ngjyrat na duken njësoj, por nëse zhvendosemi pak pas, do të arrijmë çdo ngjyrë dhe çdo element në mënyrë të qartë.

Jeta është si një puzzle. Përditë shtojmë në të copëza të vogla dhe ngadalë, do të arrijmë të shohim gjithë pikturën…

Leave a Reply

Back to top button