Psikologji

“Jeta nuk ndalet asnjëherë”, mesazhi më i bukur nga këngëtari Drake

Do të bëhesh 16, 17, apo 18 vjeç pas 365 ditësh të tjera. Mundet edhe të vdesësh në moshën 19, 20 apo edhe 16 vjeçe. Kur mamaja të pyet nëse do të flesh në krevatin e saj, thuaj “Po”. Në një ditë të caktuar, ajo mund të jetë në spital dhe nuk do të ketë mjaftueshëm vend për të dy juve në dhomë.

Mjaft anullove plane, dil dhe përdori këmbët ndërkohë që ende të funksionojnë. Nuk të garantohet asgjënë këtë jetë. Mjaft e mohove edhe dashurinë e të tjerëve. Nuk do të jesh më në gjendje të duash si njëadoleshent, kur të arrish në moshën 35 vjeçare. Dikush, ose ndoshta disa persona do të thonë se të duan. Mos rri i qetë duke menduar se ke ende kohë përpara dhe do të ketë momente të tjera për t’ua shprehur dashurinë. Nëse e do personin tjetër, thuaja hapur, bukur, në mënyrë të sinqertë.

Dil dhe ndryshoje botën. Lufto për paqen, barazinë dhe ndryshimin për mirë. Besoj se kur të mbërrish nëmoshën 70 vjeçare dhe do të shohësh lajmet gjithë ditën, nuk do të duash të shohësh të njëjtat gjëra, për tëcilat mund të luftoje kur kishe mundësi. Mjaft i mbështete mendime të tipit “Nuk kam nevojë për asnjë”, apo “Nuk ndiej për asnjë”. Të gjithë kemi nevojë për dikë në jetën tonë, në momentet tona të vështira. Ndieji ndjenjat dhe shprehi ato. Mos kërko ndjesë për kujdesin që i tregon dikujt, dhe mos e lejo askënd tëtë bëjë të ndihesh fajtor për diçka që nuk je.

Jeta nuk ndalet asnjëherë. Kockat dobësohen dhe thyhen me kohën. Njerëzit vdesin dhe zemrat dobësohen me çdo atom të trupit tonë. Jetoje të sotmen”.

Back to top button