Motivuese

“Jetës pas sfidave besoj që veç i shtohet vlera”. Mesazhi i Adriana Matoshit, e cila po lufton sërish me kancerin

Jeta është plot me të papritura. Kur gjithçka duket sikur po shkon për mrekulli, ndodh diçka që e transformon komplet rrjedhën e ngjarjeve. Adriana Matoshi, aktorja e njohur kosovare, pas 9 vitesh, po përballet sërish me tumorin në tru. Ajo që na bën përshtypje, është forca e saj, të cilën e ka transmetuar për gjithë fansat nëpërmjet rrjeteve sociale. Pavarësisht gjithë vështirësisë që i ka rënë mbi supe për të kapërcyer, Adriana ka gjetur forcën brenda vetes për t’i motivuar të tjerët për ta dashur veten dhe jetën. Me besimin në Zot dhe në lutjet e fansave, ajo beson se do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here. Disa nga fjalitë që ajo ka shkruar në rrjetet sociale janë:

“Jetës pas sfidave besoj që veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojmë me e pa të bukurën ndryshe, me vlerësu të drejtën, me e njoftë forcën e brendshme edhe me e pa dashninë e sinqeritetin e njerëzve rreth vetes.

Një ndër sfidat që mu ka dashtë me kalu para 9 vjetëve kur u pata diagnostiku me tumor në hipofizë, atë kohe isha shtatzanë pritsha me sjellë ni mrekulli n’këtë jetë. Komplikim i dyfishtë shkaku edhe i shtatzanisë, po efekti te unë nuk u vrejke aspak. Asni moment të vetëm nuk jom dorzu e as nuk kom besu që munet me m’ndodhë diçka, se dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes. Nuk kisha as kohë me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmitë, prind, m’pritke puna, projektet…

Tash 9 vite ma vonë, tu mos punu kurrë sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve të mija të shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonën me menu që e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ish rikthy prap. Me misionin e njëjt prap po m’doket, me m’tregu që koha osht tepër e vlefshme edhe duhna me kalu ma shumë kohë me prind e mi, fmitë e mi, të dashurin tem, me krejt shoqninë, kolegët e njerzt që duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shumë.

Të mërkurën duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka me vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë që duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktorët profesionist, me të cilët bashkë kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin që n’krejt kto sfida po m’jep forcë e vullnet. Unë e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja. Besoj që në fund t’javës kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

Ju dua fort. Mos harroni me e dashtë veten edhe jetën. Mos lakmoni shumë, se as pasunia e botës, as fama, e asni sukses e arritje n’jetë nuk vijnë para shëndetit e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjatë jetën. N’situatat e tilla qysh jom unë për momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu për veten. Unë e pasun jom veç n’shpirtë, se puna jem m’ka bo me njoftë njerëz, me ngu histori e rrëfimë, me përjetu gzim e lot bashkë me juve.

N’fund të javës që e kemi fatin e dëgjohemi prap, mos harroni që ajo ka me ndodhë me vullnetin e Zotit edhe përkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja”.

Back to top button