Shendeti

Jetike për shëndetin / Doza e duhur e qumështit të bletës

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë. Foto: Flickr

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org qumueshti i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ky qumësht njihet ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore”  dhe është ndër më të kërkuarit në botë.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet.

Ky është një fakt interesant duke ditur që një bletë e zakonshme, e lindur nga e njëjta vezë , jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Doza E Duhur E Qumështit Të Bletës

Nëse zgjidhni qumështin e freksët dhe jo në variantin pluhur apo të tabletave, rekomandohet që të konsumoni gjysëm luge çaji në ditë.

Atë mund ta merrni në mëngjes me stomak bosh dhe ta lini të shkrihet nën gjuhë.

Konsumi i qumështit të bletës nga fëmijët konsiderohet në përgjithësi i sigurt për sa kohë merret nga goja.

AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, qumështi i bletës nuk rekomandohet të konsumohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët për më shumë se 30 ditë me rradhë.

Efektet Anësore Dhe Kujdesi Që Duhet Treguar Në Përdorimin E Qumështit Të Bletës

Qumështi i bletës konsiderohet i sigurt për sa kohë merret me kujdes dhe me doza të caktuara.

Ai mund të shkaktojë reagime alergjike serioze ku përfshihet azma, enjtja e fytit madje edhe vdekje të parakohshme.

Në disa raste, konsumi i qumështit të bletës mund të shkaktojë gjakosje të zorrës së trashë, dhimbje barku dhe diare.

Ekspertët thonë se ky produkt ndikon tek hormohet e femrave.

Për pasojë gratë shtatzëna dhe ato lehonë duhet të shmangin përdorimin e qumështit të bletës.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit apo nënprodukteve të bletëve si dhe ato që vuajnë nga azma nuk duhet ta konsumojnë qumështin e bletës.

Njerëzit që kanë probleme me inflamacionin e lëkurës duhet të shmangin qumështin e bletës.

Ky i fundit mund të përkeqësojë inflamacionin.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut nuk duhet të konsumojnë qumështin e bletës.

Ai mund ta ulë tensionin në nivele të rrezikshme./AgroWeb.org

Leave a Reply

Back to top button