Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të lidhura me studimin dhe rëndësinë e të studiuarit përgjatë gjithë jetës.
“Jeto sikur do të vdisje nesër. Mësoni sikur do të jetonit përgjithmonë”. – Mahatma Gandhi
“Sa më shumë të lexoni, aq më shumë gjëra do të dini. Sa më shumë të mësoni, në më shumë vende do të shkoni”. – Dr. Seuss
“Ma thuaj dhe do ta harroj, ma mëso dhe mund ta kujtoj, më përfshi dhe do ta mësoj atë gjë”. – Benjamin Franklin
“Sa më shumë lexoj, sa më shumë fitoj, por edhe aq më i sigurt jam se nuk di asgjë”. – Voltaire
“Studioni fort për atë që ju intereson më tepër, në mënyrën më të padisiplinuar, të pandershme dhe origjinale të mundshme”. – Richard Feynmann
“Ju jetoni dhe mësoni. Në çdo rast, do të jetoni”. – Douglas Adams
“Vetë-edukimi është, sipas mendimit tim, i vetmi lloj edukimi që ekziston”. – Isak Asimov
“Nëpërmjet të mësuarit do të mësoni të tjerë, dhe në të mësuarin e të tjerëve do të mësoni edhe vetë”. – Phil Collins
“Unë mendoj se gabimi më i madh në shkolla është përpjekja për t’u mësuar fëmijëve çdo gjë duke përdorur frikën si motivimin bazë. Frika nga marrja e notave të këqija, frika se mos qëndron në klasë pas orarit mësimor etj. Mësimi i tillë mund të krahasohet me frikën e një shpërthimi bërthamor nga një fishekzjarre”. – Stanley Kubrick
“Nuk mund të hapësh një libër pa mësuar diçka”. – Konfuci
“Mësimi nuk e lodh kurrë mendjen”. – Leonardo da Vinci
“Dituria nuk vjen nga mosha, por nga edukimi dhe të mësuarit”. – Anton Chekhov