Thenie

“Jeto sikur përherë do të surprizosh dikë…”

Thënie nga Shawn Mendes

“Miqtë e vërtetë nuk harrohen kurrë, ata jetojnë brenda zemrave dhe shpirtrave tanë përherë dhe përgjithmonë, duke kërcyer në mendimet tona”.

“Thjesht sepse ka njerëz me probleme më të rënda se të tuat, kjo nuk do të thotë se problemet e tua nuk janë të rëndësishme”.

“Jeto sikur përherë do të surprizosh dikë”.

“Mbaje përherë në mendje se ne jetojmë poshtë të njëjtave yje dhe nuk ke pse ndihesh në siklet, sepse ne jemi të gjithë njësoj”.

“Unë nuk jam këngëtari më i mirë në botë. Unë jam thjesht i mirë në të zgjedhur atë që unë dua të transmetoj tek fansat e mi”.

“Që nga sekonda kur ndihesh i sigurtë dhe thua: “Unë mund ta bëj këtë gjë”, që nga ai moment ndodh magjia e vërtetë”.

“Është shumë e rëndësishme t’i mbajmë gjërat pozitive dhe sa më të lumtura të jetë e mundur. Unë mendoj se çdo këngëtar, aktor, apo çdo personazh publik duhet ta përdorë zërin e vet për të shpërndarë mesazhe pozitive sa më shumë që të mundet”.

“Ndonjëherë na duket sikur gjithçka bëhet e vështirë për t’u përballuar, por do të vijë edhe momenti, kur çdo gjë do të qartësohet”.

“Ndryshimi nuk është një gjë e keqe dhe asnjëherë nuk ka qenë. Dhe, në fund të ditës, ti gjithsesi mbetesh i njëjti person, thjesht me diçka ndryshe në karakter”.

“Dua që dikush të marrë një pjesë të zemrës sime dhe ta bëjë të vetën, kështu që edhe kur të jemi të ndarë, asnjëherë të mos ndihemi të vetmuar”.

“Unë nuk e di se në çfarë je duke kaluar, por ke shumë jetë për të kaluar përpara dhe ajo nuk do të ndalet, pavarësisht gjërave që bën. Thjesht duhet të vazhdosh të ecësh”.

Leave a Reply

Back to top button