“Kur jeta të vendos në situata të vështira, mos thuaj ‘Pse mua?’, thuaj ‘Më provo’”.
“Kushdo që të urren, është gjithmonë poshtë teje, sepse ata janë xhelozë për atë që ti ke”.
“Vetëm me veten tënde mund ta vendosësh llojin e personit që dëshiron të jesh”.
“Momenti kur vendos të mos bësh gabime, është momenti kur ndalon së mësuari”.
“Gjithmonë shiko përpara dhe mundohu ta mbash larg negativitetin. Unë mendoj se çdokush është i bukur dhe meriton të jetë i lumtur, pavarësisht gjithçkaje”.
“Ji gjithmonë vetvetja. Mos ji dikush që nuk do të jesh”.
“Kujtohu gjithmonë se vetëm Zoti mund të të gjykojë. Harroji urryesit, sepse dikush të do”.
“Dhe shpresoj ta gjesh atë që po kërkon. Shpresoj të jetë gjithçka për të cilën ëndërroje të ishte jeta jote, dhe shumë më tepër se aq”.
“Personat që vërtet ia vlen të kesh pranë, dhe këtë gjë e mësova nga jeta, janë familjarët e tu. Ata do të të duan pavarësisht gjithçkaje”.
“Lëre dritën tënde të shkëlqejë. Ji një burim fuqije dhe guximi. Shpërndaje urtësinë tënde. Rrezato dashuri”.