Motivuese

Ji krenar për atë që përfaqëson sot, por mos u mjafto me kaq. E ardhmja të kërkon akoma më të mirë…

Në mënyrën konstante, në mendjen tonë ne mendojmë vazhdimisht për vdekjen. E dimë se kjo gjë është duke ardhur drejt nesh sa më shumë që kalojnë vitet. Zgjohemi të shqetësuar, të stresuar, gjithë frikë dhe menjëherë fillojmë të mendojmë se sa fatura kemi për të paguar, se sa probleme kemi në jetë dhe se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Ne vazhdimisht mendojmë mund të jemi të lumtur, vetëm kur të blejmë një shtëpi të madhe, kur të blejmë një makinë të mirë, kur të fitojmë shumë të ardhura, por problemi është se ky synim përherë është në lëvizje. Nëse fillon të fitosh mirë, do të kërkosh më tepër të ardhura. Nëse ble një makinë, do të kërkosh një tjetër akoma më të mirë. Kjo gjë bën që të përfundojmë të palumtur.

E njëjta gjë ndodhte edhe me mua, deri në momentin që fillova të mendoja për gjërat, për të cilat isha falenderues që i kisha. Për miqtë e mi, për familjarët e mi, për shëndetin dhe këto mendime ndryshuan rrënjësisht botëkuptimin tim. Nëse dëshiron të arrish diçka më të madhe, duhet të kuptosh se ky version yti është i pamjaftueshëm për të arritur diçka më të mirë, apo më të madhe. Duhet të kuptosh se duhet të ndryshosh. Një gjë e tillë të bën të mendosh me të drejtë, se as e shkuara jote nuk duhet të jetë më e madhe se e ardhmja jote.

Pyete veten se sa e rëndësishme është për ty të rritesh. Dihet se normalisht ke lindur për t’u rritur, por nuk po flasim për rritjen fizike. Fjala është për rritjen shpirtërore. Sa të rëndësishme e ke ti të rritesh shpirtërisht, t’i shërbesh të tjerëve, t’i ndihmosh të tjerët, apo të kontribuosh në shoqëri? Për momentin mund të jesh në një gjendje mjaft të mirë, por kjo gjendje është inferiore nga ajo që ti ndoshta kërkon të arrish vitin tjetër, ndaj duhet të ndryshosh. Nëse kërkon të përjetosh më tepër paqe, mirënjohje, bollëk, sukses, lumturi, fillo t’i kërkosh ato jo në gjërat materiale.

Ji i lumtur me personin që je sot, sepse absolutisht je perfekt ashtu siç je, por mos ji asnjëherë i kënaqur me aq. E ardhmja kërkon që ti të ndryshosh, ndaj ji i hapur ndaj ndryshimeve për t’u vetëpërmirësuar, për ta shtyrë veten drejt më së mirës, për të mos u kënaqur asnjëherë me pak. Kjo gjë do të thotë përmbushje dhe ti duhet ta arrish.

Leave a Reply

Back to top button