“Ndonjëherë, kur të trajtojnë në mënyrë jo të barabartë, bëhesh më i fortë dhe më i vendosur. Më pëlqen kjo formë fuqie. Njerëzit që e sigurojnë këtë fuqi, përfshihen me gjak e me shpirt në gjërat, tek të cilat besojnë”.
“Mos u nxito nga një emocion. Çdo gjë në jetë ka një ritëm dhe janë pauzat dhe heshtjet që flasin të vërtetën”.
“Në një botë të mbushur me urrejtje, duhet të guxojmë të shpresojmë. Në një botë të mbushur me inate, duhet të guxojmë të përshtatemi. Në një botë të mbushur me mosbesim, duhet të guxojmë të besojmë”.
“Fëmijët më tregojnë me buzëqeshjet e tyre mrekullinë në gjithçka. Kjo mirësi shkëlqen drejtpërdrejt nga zemrat e tyre dhe kërkon të dashurohet nga të tjerët”.
“Gjithmonë beso tek vetja, pavarësisht se kush përreth teje po tregohet negativ, apo po të transmeton energji negative. Thjesht shmange këtë gjë, pasi çdo gjë që ti e beson, mund ta arrish”.
“Unë besoj tek ëndrrat dhe tek mundësia që një person t’i bëjë ëndrrat realitet. Dhe një dëshirë është më tepër se një dëshirë. Është një qëllim që koshienca dhe subkoshienca jote të ndihmojnë ta bësh realitet”.
“Ji modest, beso tek vetja dhe mbaj në zemër dashurinë e gjithë botës”.
“Ka qenë ëndrra ime, që kur isha një fëmijë, të bashkoja njerëzit e gjithë botës përmes dashurisë dhe muzikës”.
“Nëse vjen në këtë botë duke e ditur se të duan dhe largohesh nga kjo botë duke ditur të njëjtën gjë, atëherë çdo gjë ndërmjet mund të menaxhohet”.
“Të tjerët shpesh nuk e shohin atë që unë shoh. Ata janë dyshues. Nuk mundesh të bësh dot më të mirën tënde, kur dyshon tek vetja. Nëse ti nuk beson tek vetja, atëherë kush do ta bëjë?”