Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga aktori i njohur i komedive italiane, Roberto Benigni.
“Ose je i dashuruar, ose nuk je. Është njësoj si vdekja, ose je i vdekur, ose jo. Nuk ekziston “më tepër i vdekur”, apo “më tepër dashuri””.
“Duhet t’u dhurojmë prindërve tanë ditët tona, kohën tonë, atë që nuk na kthehet më. Koha që u dhurojmëtë tjerëve na kthehet mbrapsht shumëfish”.
“Jini të lumtur dhe nëse ndonjëherë lumturia do t’ju harrojë, ju mos e harroni lumturinë”.
“Për ta transmetuar lumturinë, duhet të jeni të lumtur, por dhe për ta transmetuar dhimbjen, duhet të jeni të lumtur”.
“Mënyra e vetme për t’i realizuar ëndrrat që ke, është të zgjohesh”.
“Një comedian i aftë duhet ta mbrojë gjithmonë vendin e tij nga ata që e qeverisin”.
“Të nisësh një rrugë të re duket e frikshme. Por pas çdo hapi që hedhim, kuptojmë se sa e rrezikshme ishte të qëndronim pa lëvizur”.
“Nuk është e mundur që një person i mirë të mos zemërohet kundër të keqes. Është diçka natyrale, të vjen në mënyrë spontane”.
“Por mënyra e vërtetë për të qenë të lumtur, është të kujdesemi edhe për lumturinë e të tjerëve”.
“Ato që ne i gjykojmë si dobësi, në sytë e Zotit janë forcë”.