MAINPsikologji

Jo, nuk kanë ndryshuar adoleshentët në krahasim me kohën tonë!

Ka një defiçit të pabesueshëm origjinaliteti që karakterizon kohën tonë dhe që e shohim vetëm në rrjetet sociale, ku gjithçka është perfekte. Nëse flasim me fëmijët, kuptojmë se ka ndryshuar edhe mënyra se si krijojnë miqësi.

Ata janë të ndrojtur dhe nuk hapen të flasin për problemet; sot është më e rëndësishme të kesh shumë miq. Duket sikur duhet të kalojnë patjetër nëpër marrëdhënie sikur të jenë duke lundruar, nga një dallgë në tjetrën, nga frika e intimitetit.

Frika ekstreme se mos zbulohet se kush janë në të vërtetë, është një frikë e cila është përhapur edhe prej rrjeteve sociale tek të vegjlit. Dhe është kthyer në frikën e të qënit origjinalë.

Duhet t’u mësojmë adoleshentëve që mbi të gjitha të jenë autonomë. Nuk e bëjmë këtë. U mësojmë se si të kenë gjithmonë nevojë për tjetrin. Të varen.

Çerdhja gjithnjë e më e hershme, festa me pizhama që në moshën 3 vjeç. I shtyjmë drejt një sjelljeje gjithnjë e më të parakohshme.

Përqendrimi te vetja në dëm të tjetrit e bën sakrificën edhe më minimale, të patolerueshme. Ne u mësojmë brezave të rinj të vetërealizohen dhe tjetri bëhet më shumë një shtojcë, sesa një bashkëprotagonist në ekzistencën e tyre.

Dhe këtu vijmë tek leximi, letërsia.

Po të vëmë re me kujdes, fëmijët që kanë më shumë origjinalitet, që përqëndrohen më shumë tek vetja, janë ata që e arrijnë këtë përmes një bisede me vetveten që ua mundëson vetëm letërsia. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme që t’i mëshojmë imagjinatës.

Eshtë imagjinata ajo që i mbush boshllëqet.

Eshtë imagjinata ajo që u krijon një fjalor të cilin do jenë në gjendje ta përdorin kur u mungojnë fjalët për t’u shprehur.

Mbi të gjitha, është imagjinata ajo që krijon botën e tyre të brendshme, krijon fuqinë e të dëshiruarit, të prirjes për t’u lodhur dhe arritur atë që imagjinojnë.

A nuk na ndodh shpesh që pyesim fëmijët çfarë duan të bëhen kur të rriten, dhe nuk kanë përgjigje? Gërrmojnë e gërrmojnë brenda vetes, në atë zbrazëti që në fund të fundit, është pikërisht mungesa e komunikimit.

Nuk kanë ndryshuar adoleshentët në krahasim me kohën tonë. Jo! Ka ndryshuar gjuhë, të shprehurit. U mungon koha e nevojshme për të arritur të shprehin veten. Për të komunikuar! / bota.al

Back to top button