Flet shkrimtari xhamajkan Marlon James, autor i librit “Histori e shkurtër e shtatë vrasjeve”
Marlon James, i lindur në Xhamajkë ka shkruajtur deri tani tre romane: “Libri i grave të natës”, “Djalli i Xhon Krout” dhe “Histori e shkurtër e shtatë vrasjeve”, me të cilin është futur edhe mes finalistëve të Booker Prize. Ngjarjet e të gjithë librave zhvillohen në vendin e tij të origjinës, por nëse dy të parët kanë marrë një vlerësim të sigurtë të kritikës, i treti është shndërruar në një sukses ndërkombëtar, duke e konsakruar si një prej zërave më interesantë dhe origjinalë të shfaqur së fundmi në skenën letrare.
James është një shkrimtar, për të cilin marrëdhënia me kulturën e tij shfaqet thelbësore, por pa lejuar që kjo marrëdhënie të shndërrohet në një limit; madje rrënjët lokale janë një kod për të ndarë një kod universal…