Bota

Ju shpjegoj se pse në Helsinki, Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë ndryshuar rregullat e lojës

Një intervistë me Franco Frattini

Presidenti i SIOI-t (Shoqata Italiane për Organizatat Ndërkombëtare), ish Komisar Europian dhe ish Ministër i Punëve të Jashtme i Italisë, e quan samitin e Helsinkit “një fitore të madhe”. Edhe një herë akoma, Europa nuk ka qenë

Ka që ulërijnë për skandalin, duke e pritur Presidentin Trump në kthimin e tij në atdhe me parrulla fyese pse ia ka shitur vendin armikut. Ka që në fakt kapen nga entuziazmi, duke e falenderuar manjatin pse e ka bërë Amerikën great again. Mbi një pikë askush nuk mund të debatojë: samiti i Helsinkit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin hyn me të drejtë në histori dhe ndryshon rregullat e lojës. Tifozllëku si në stadium nuk ndihmon që t’i kapet vlera e vërtetë. Për këtë arësye Formiche.net e ka komentuar në të nxehtë ballë për ballin me Franco Frattini, Presidentin e SIOI-t. Që si ish Komisar Europian dhe ish Ministër i Jashtëm mund të thotë pa frikë që mos hidhet poshtë se e njeh mirë Presidentin rus. Duket edhe i bindur se shpirti i samitit në Pratica di Mare mbetet rruga e vetme për ta larguar një herë e përgjithmonë Luftën e Ftohtë.

Ashtu si me Kim Jong-un, edhe ky takim është mbyllur me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh. Është një humbje kjo për Presidentin amerikan?

Ka qenë një fitore e madhe për të dy, pasi kanë demonstruar se janë të gjendje të tejkalojnë të gjitha kritikat e establishmentit të brendshëm politik boll që të arrijnë në këtë takim. Përgjigjet e Trump kanë qenë bindëse. Oferta e Putin për ta lejuar komisionin e Mueller që të vijë në Rusi për të investiguar agjentët e dyshuar ka qenë një lëvizje e befasishme.

Në shkëmbim, ka kërkuar që të investigojë në Rusi agjentët amerikanë e dyshuar agjentët amerikanë e dyshuar për ndërhyrje. Vërtet ka ndonjë gjë për të qenë i gëzuar?

Putini ka dhënë një shembull shumë të qartë: atë të një amerikani që ka shmangur tatimet si në Rusi, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, dhe ka financuar me 400 milion dollar fushatën elektorale të Hillary Clinton. Është e kuptueshme që autoritetet ruse duan të investigojnë.

Më dukeni shumë optimist lidhur me takimin…

Në këto takime ndërkombëtare nuk firmosen thuajse kurrë marrëveshje të vërteta, ajo që peshon është mesazhi. Të gjithë besonin se duke kthyer John Bolton Trump donte t’i “shpallte luftë” Rusisë. Por në fakt Presidenti amerikan e ka kapur në befasi establishmentin politik, sa atë democrat, aq edhe atë republikan. Përtej meritave, Trump ka demonstruar se ka qëndruar koherent me premtimet e tij.

Ekziston rreziku që ka kapur në befasi edhe inteligjencën dhe drejtuesit ushtarakë të tij, zakonisht pak të gatshëm që të demonstrohen të “urtë” me rusët.

Trump nuk ka qenë i “urtë”. Është impenjuar në një shkëmbim informativ midis dy palëve për luftën kundër terrorizmit, një strategji që i ka mundësuar të shmangë atentatin e Shën Petërsburgut. Ka thënë që ushtritë respective bashkëpunojnë shumë më mirë sesa politikanët dhe kjo më siguron shumë: nëse në Siri amerikanë dhe rusë koordinojnë bombardimet, ulen masakraj dhe rriten shanset e shpartallimit njëherë e përgjithmonë të Daesh-it. Ka folur për korridore humanitare dhe Putini ka premtuar të dërgojë avionë kargo në ndihmë të popullsisë civile. Zgjedhja për të mos tundur skeptrin e Luftës së Ftohtë është një lëvizje e zgjuar.

Bini dakord me mua se siguritë ruse për zgjidhjen e krizës siriane janë paksa të mjegullta.

Në fakt edhe lidhur me këtë temë takimi ka qenë një sukses. Për herë të parë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mattë pozicion në favor të Izraelit, pas vitesh gjatë të cilave qemë mësuar të shikonim një Rusi antiizraeliane. Vizita e fundit e Netanyahu në Moskë ka bërë një tjetër qëllim në shenjë: Putini ka thënë se dëshiron të impenjohet për sigurinë në Lartësitë Golan, ku Tel Avivi përballet me kërcënime të rënda.

Europa ka qenë edhe një herë akoma e munguara e madhe. Mos vallë shkrirja e akujve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po e nxjerr paksa jashtë loje Kontinentin e Vjetër?

Europa ka demonstruar se është krejtësisht inekzistente. Me furinë për të avancuar fillimisht kryqëzata kundër Russisë, më pas kundër Amerikës, Europa është vetëpërjashtuar nga skena ndërkombëtare. Uroj që Presidenti Juncker ta kuptojë se nuk mund të bëjë njëherazi të fortin me Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Europa do të duhej të merrte pjesë në samitin e Helsinkit, duke i dhënë një shans Rusisë dhe duke rishikuar regjimin e sanksioneve siç propozohet nga qeveria Conte.

Por që i ka votuar sanksionet në gjirin e Këshillit të Bashkimit Europian pa ju dridhur qerpiku…

Nuk kishte zgjedhje tjetër, ishte samiti i tij i parë europian dhe i është dashur që të mbajë parasysh obsesionet antiruse të disa shteteve anëtare. Jam i sigurtë se në dritën e takimit kokë më kokë midis Trump e Putinit, gjatë samitit europian të tetorit Conte do të ketë një argument më të fortë për të bërë të dëgjueshëm zërin e tij. pas samitit të Helsinkit, shtetet anëtare janë vënë përballë një zgjedhjeje të fortë: të zhduken krejtësisht nga horizonti apo të futen në lojë përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të vendosin siparin, duke i hequr reciprokisht sanksionet. Nëqoftëse do të ndodhte, europianët do të mbeteshin samurajtë e fundit që luftojnë një luftë tashmë të mbaruar.

A ka ndonjë kartë më shumë Italia respektivisht shteteve të tjera anëtare?

Absolutisht po. Edhe gjatë eskalimeve më të këqija, si në fazën e fundit të mallkuar të erës Obama, kur janë vendosur raketa në Poloni e Rumani dhe Lufta e Ftohtë dukej tek dera, Italia i ka thënë gjithmonë jo politikës së murit kundër murit. E kanë bërë Berlusconi, Renzi, Gentiloni dhe po e bën mjeshtërisht Giuseppe Conte. Gjermania, që ka disa resurse më shumë, ka qenë më dinake dhe i ka thënë “po” gazsjellësit rus Nord Stream 2, pa e vrarë shumë mendjen për protestat e Obama.

Lidhur me Nord Stream 2, ditë më parë Trump ka bërë deklarime të rënda lidhur me varësinë energjitike të Berlinit nga Moska, tani ka bërë prapakthehu. Si e shpjegoni?

Si biznesmen i mirë, Trump e ka depolitizuar çështjen, duke e reduktuar në një kontestim tregëtar. Ka shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kanë interes që të shesin gazin e tyre dhe kanë qëllim që të mbesin konkurrentë të rusëve.

Mbetet një kontradiktë thelbësore. Europa rreshtohet me Ukrainën në konfliktin e Donbasit dhe më pas i hap derën një tubacioni gazi rus i ndërtuar kinse për ta tejkaluar territorin ukrainas.

Është e vërtetë. Ama Putin ka qenë largpamës dhe ka konfirmuar jo vetëm se do ta ruajë, por deri se do ta zgjerojë kalimin në territorin ukrainas. Nuk i kishte dhënë kurrë këto premtime. Edhe ky është një sukses që i detyrohet lidershipit të Trump.

Le të vijmë në formën e takimit, që në këto lloj takimesh është edhe substancë. Edhe një herë akoma Trump ka sulmuar ashpër systemin mediatik amerikan, pa kursyer systemin gjyqësor dhe deri inteligjencën. A nuk rrezikohet kështu të dëmtohet kredibiliteti i vendit përballë një kundërshtari historik?

Për këtë jemi dakord, nuk mund të flitet në këtë mënyrë për forcat e inteligjencës tënde përpara një konkurrenti. Besoj se këto sulme fshehin një frustrim shumë të fortë. Në ndryshim nga paraardhësit e tij, Trump nuk ka arritur akoma të bëjë një spoil system. Në Amerikë, ky sistem largon 5000 – 6000 funksionarë publikë, po flasim për shifra të rëndësishme. Trump nuk ia ka arritur, pasi ka kundër sa klasën drejtuese demokratike, aq edhe atë amerikane.

Mu në mes të konferencës për shtyp, Putini ka harxhuar dy minuta për t’u shpjeguar gazetarëve se pse Rusia është një demokraci njëlloj si Shtetet e Bashkuara. Përshtypja është se Cari ka nevojë për një mirënjohje ndërkombëtare që akoma nuk e ka. Është kështu?

Është shumë e vërtetë. Qysh nga fillimi, Putini e ka kërkuar këtë njohje dhe, sipas mendimit tim, ka arritur ta sigurojë. Pas 8 viteve të Boris Yeltsin, Perëndimi bëri gabimit që e shtypi atë që mbetej nga Bashkimi Sovjetik, duke e përjashtuar nga konsensusi ndërkombëtar. Duke vepruar kështu, ka siguruar rezultatin krejtësisht të kundërt: poshtërimi rus ka qenë karburanti i putinizmit. Berlusconi e kishte kuptuar para të gjithëve, duke kërkuar që të futej Rusia në G8, nuk është dëgjuar. Tani le t’i mbajmë pasojat.

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button