Motivuese

“Po plakem me dinjitet, humor dhe qetësi. Nuk i trembem moshës”

Fjalë me vend nga Julia Roberts

Julia Roberts është ndër të vetmet aktore që nuk ka bërë ndërhyrje në trup, pavarësisht se kohërat kanëndryshuar dhe tregu po e impononon kirurgjinë plastike “për të mbijetuar” në fushën e modelingut, apo kinematografisë. E pyetur nëse i trembet plakjes, ajo është shprehur me fjalët e mëposhtme:

“Po plakem me dinjitet, humor dhe qetësi. Nuk kam qenë asnjëherë pro lifting apo botoksit dhe e di qëpër këtë zgjedhje që kam bërë në jetë dhe për standardet e hollivudit, po rrezikoj karrierën time. Ama nëqoftë se nuk duan të më japin një rol, sepse mund t’u dukem e moshuar, le të mos ma japin. Unë e kam kuptuar se në botën e kinematografisë, nuk duhet marrë asgjë shumë seriozisht.

Njoh shumë nëna që mezi ia dalin të mbërrijnë në fund të muajit: këto janë problemet e vërteta, këto janëgratë që adhuroj, që mbeten të bukura dhe plot guxim, edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht kam frikëra të tjera në jetë, përtej plakjes që është proces natyral i organizmit. Kam frikë për fëmijët e mi që mund të mos ia dal t’i mbroj sa duhet nga ata që duan të përfitojnë prej tyre. Për mua e rëndësishme është të jem mirë dhe t’i kem mirë familjarët e mi. Jam me fat dhe e vlerësoj gjithçka qëkam. I falenderoj çdo ditë burrin dhe fëmijët e mi.

Për këto arsye, për mua momentet më të rëndësishme gjatë ditës nuk janë ato që kaloj në xhirime, por ato kur unë i përgatis mëngjesin familjes dhe hamë së bashku duke folur për çfarë kemi bërë dhe çfarë na pret përgjatë ditës. Ky është momenti më magjik i rutinës sime”.

Back to top button