“Kjo është Sharon, vjehrra ime.
Më ka mësuar se është e rëndësishme t’i shohësh të tjerët për atë që janë, jo për atë që pret të jenë. Kur e takova atë për herë të parë, m’u duk tepër e vështirë t’i kuptoja theksin e saj të fortë prej jugut tëVirginias. Duke qenë me origjinë të tillë, ajo dukej edhe prepotente në komunikim. Por e dija se ishte njëperson mjaft i rëndësishëm për personin që kisha në zemër, kështu që nuk kisha rrugë tjetër veçse tëndaloja unë çdo debat që mund të lindte me të.
Edhe pas 5 vitesh nga martesa me gruan time, sërish nuk mund të thoja se e njihja mirë vjehrrën. Më pas bashkëshortja ime u diagnostikua me leuçemi në moshën 30 vjeçare. Kur bota jonë u ndryshua përgjithmonë, Sharon me qetësi mori rolin, për të cilin kishte lindur. U transferua nga Vietnami me vjehrrin dhe erdhi në shtëpinë tonë për t’u kujdesur për nipin, pra djalin tim dhe të bashkëshortes, Michelen. Në dy vitet e fundit ajo ka bërë pazaret, ka gatuar thuajse në çdo vakt, ka pastruar shtëpinë, e ka çuar djalin nëpër doktorë kur sëmurej dhe nuk është ankuar asnjëherë për lodhje apo mërzitje.
Të gjitha këto i ka bërë edhe në gjashtë muajt e fundit, kur është diagnostikuar me kancer, ka hequr njërin gjoks dhe ka bërë kemioterapi. Sërish pa nxjerrë nga goja asnjë ankesë. Flet me vete kur nuk është askush aty për ta dëgjuar dhe neve na është drejtuar përherë me modesti dhe falenderime.
Këtë foto e kam kapur përpara se të shkoja sot në punë. Ajo nuk e dinte se isha aty dhe po e shihja, sepse ishte e përgjumur. Ishte duke gatuar supë pule për nipin, pasi dje e zuri gripi. Mund të them vetëm se jo tëgjithë mund të kenë në jetën e tyre një superhero pranë. Dhe unë për këtë fakt i jam falenderues asaj dhe Zotit çdo ditë”.