“Ka bukuri në çdo gjë”. Shanon Doherty, ylli i Beverly Hills e përshëndet kështu në Instagram, rikthimin në jetën normale. “Jo shumë kohë më parë pyesja se si ishte të kthehesha dhe të bëja gjërat që dua. Të futem në një personazh. Të krijoj. Të jem në sheshxhirim dhe të ndjej atë kënaqësi të thellë të përmbushjes”, ka zbuluar aktorja e cila pritet që mes të tjerash të shfaqet edhe në filmin Heathers.
“Javën e fundit kam punuar shtatë ditë. Pa fundjavë pushim. Dhe e kam dashuruar çdo sekondë”.
“Po, kam punuar fort për të arritur këtu, por jam edhe shumë e bekuar. Me fat, dhe nuk kalon ditë që nuk falënderoj Zotin për këtë bekim”.
“Ka bukuri në çdo gjë”, e ka mbyllur mesazhin e saj Doherty. / Bota.al