Krerët e Britanisë së Madhe po diskutojnë nëse duhet të vijojnë fushatën e bombardimeve në Siri apo jo.
Cameron po has rezistencë në dëshirën e tij për të shtuar bombardimet.
E përditshmja britanike Mirror ka bërë një analizë lidhur me situatën në Siri dhe pasojat që mund të sjellë ajo.
1.Ne jemi tashmë në luftë
Britania e Madhe po bombardon ISIS-in që prej 2014-ës. Ajo që po flitet është shtimi i forcave në Siri dhe jo hyrja në një luftë ku jemi tashmë. Britania ka të angazhuar disa avionë bombardues dhe drone që kanë kryer vazhdimisht bombardime.
2.David Cameron nuk ka nevojë për leje
Cameron është kryeministër dhe mund të shpallë luftë kur të dojë pa i marrë leje kujt.
Askush nuk mund ta ndalojë atë dhe askush nuk mund ta përzëjë nga detyra pa zgjedhje të përgjithshme.
Blair vendosi në 2003 të shkojë në Irak pa pyetur askënd, ndaj dhe Cameron mund ta bëjë një gjë të tillë.
3.Vetëm bombardimet nuk funksionojnë
Që prej 2013 kur ISIS shpalli luftë ka marrë nën kontroll shumë territore.
Ka kryer genocid dhe ka bastisur qytete dhe pasuri. Vetëm fushata e bombardimeve nuk do të funksionojë për t’i mposhtur ata.
Janë kryer 8 mijë sulme në 18 muaj e fundit por rezultatet nuk janë nga më të mirat.
Duhet nëj strategji ndryshe për t’i mposhtur.
4.Janë 8 avionë bombardues në luftë
Britania e Madhe ka tashmë 8 avionë bombardues dhe 10 drone që po sulmojnë ISIS në Siri.
Diskutimi është nëse duhen dërguar më shumë avionë apo jo.
Në tetor britanikët kanë kryer 227 sulme duke vrarë 305 xhihadistë.
Me këtë ritëm duhet një shekull për zhdukjen e ISIS.
5.ISIS nuk ndalet pa i marrë territoret e pushtuara
Ata kanë pushtuar shumë territore. Ata kanë krijuar kështu resurset e tyre financiare.
Nëse nuk u merret territori i pushtuar ata do shtojnë vazhdimisht forcat me luftëtarë të huaj.
Nëse nuk ka ndërhyrje tokësore nuk do të ketë fund kjo lfutë.
6.Sulmet tokësorë janë të paevitueshme
E vetmja mënyrë për të rifituar territoret është ndërhyrja e këmbësorisë.
Perëndimorët duhet të bashkohen dhe të dërojnë trupa tokësorë.
Një ndërhyrje tokësore dhe përballje në fushëbetejë me xhihadistët do të kishte rezultate të shpejta.
7.Janë 500 mijë civilë në Raqqa
Duhet patur kujdes edhe për civilët pasi gjysëm milionë janë ende në qytetin Raqqa.
Bombat e hedhura nga rusët dhe amerikanët kanë marrë edhe jetë të pafajshme.
8.Siria nuk është Irak
Pavarësisht krahasimeve lufta ndaj ISIS nuk është e njëjtë me atë ndaj Saddam Hussein.
Nuk ka një “ujk të madh të keq” për ta hequr qafe.
Do të ishte ideale nëse do të ishte kështu.
9.Ka edhe më keq se ISIS
Luftuam talebanët, erdhi Al Kaeda.
Luftuam Al Kaedën, erdhi ISIS.
Luftojmë ISIS, do të vijë “Armata Pushtuese”.
Janë disa koalicione si : Fronti Al Nusra, Vëllazëria Myslimane e Sirisë, Ahrar Al Sham etj.
Ato janë degë të Al Kaedës të cilat kërkojnë zbatimin e Sharias.
Nëse ato do të organizohen do të jetë një rrëmujë e vërtetë.
Me ta nuk mund të kryhen negociata.
Nëse kemi mësuar diçka nga e kaluara, është që të minimizojmë dëmet dhe të luftojmë pak nga pak rreziqet.
Në Irak, Afganistan dhe Libi gjithçka u bë gabim. Duhet të veprojmë më mirë në Siri.
Politikanët duhet të krijojnë një strategji të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Nuk kemi luksin të gabojmë sërish!/TemA