Sipas shkencës, është veza që ka parësinë. Vezët e para të zogjve në fakt u përkasin 200 milion viteve më parë, ndërkohë që vezët fosile më të lashta që janë gjendur, u përkisnin zvarranikëve dhe janë bërë 350 milionë vjet më parë nga kaptorinomorfët, grupi më primitiv i zvarranikëve.
Një nga revolucionet më të rëndësishme të evolucionit ka ndodhur në momentin kur zvarranikët gjetën një zgjidhje që u lejonte atyre të bënin fazën delikate të riprodhimit, të pavarur nga prania e ujit. Veza, e cila ishte mbështjellë vetëm nga një membranë, sigurohet me një kore të fortë, të hollë dhe poroze, që mbron embrionin nga dehidratimi dhe grabitqarët dhe mban një rezervë ushqyese si yndyra, proteina dhe sheqernat. I pajisur në këtë mënyrë, embrioni mund të arrijë një shkallë më të madhe zhvillimi se ajo e larvave të amfibëve dhe, në momentin kur lind, ka më shumë gjasa të mbijetojë, edhe nëse është në një mjedis të thatë.
DINOSAURET
Zogjtë lindën rreth 140 milionë vjet më parë në kohën e Gjurasikut, pasardhës të një grupi dinosaurësh të vegjël mishngrënës. Për të pasur diçka të ngjashme me pulën e sotme, megjithatë, duhet të shkojmë në kohë, 50 milionë vjet më parë, kur një embrion që përmban një vezë dhe rezultati i një rikombinimi të gjeneve, do të ishte shpendi i parë që lindi si ai i sotmi.
Dhe nëpërmjet vezës ndodhin transformimet e mëdha evolucionare. Seria origjinale gjenetike që ka çdo i rritur, në të vërtetë, është rezultat i kombinimit të gjeneve të nënës dhe babait. Të vegjlit, secili me karakteristika të ndryshme nga prindërit, do të kenë në fillim shanse të njëjta për t’u bërë të rritur, megjithëse vetëm pak prej tyre do të jenë në gjendje të kalojnë informacionin e gjeneve të tyre, për gjeneratat e mëvonshme. / Bota.al