Enciklopedike

Ka një mënyrë të thjeshtë për të qenë bindës

Askush nuk ju thotë dot se gaboheni

Eshtë mirë që kur doni të jeni të qetë, të shmangni çdo debat, të paktën kur është e mundur. Por nëse kjo është e pamundur, atëherë ju mund të dëshironi të përdorni disa argumente shkencore që ju japin të drejtë.

Duket sikur nëse doni të bindni dikë se shpjegimi juaj – çfarëdo qoftë ai – është më i miri i mundshëm, është më mirë t’i bashkëngjitni disa informata të padobishme (edhe pse të sakta), që vijnë nga fusha shkencore dytësore.

Arsyeja është e thjeshtë: Njerëzit e gjejnë më të besueshëm kur mund të lidhin informacione shtesë nga një fushë e respektuar e studimit. Kjo strategji mund të gjurmohet në rezultatet e një studimi të kohëve të fundit të kryer nga studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë, i cili u botua në Revistën “Njohuritë”.

Nëse studimi është i ri, aq më mirë.

Pse ndodh kjo? Sepse ne njerëzit kemi prirjen që të besojmë shpjegimet kur janë më të gjata, se sa ato që janë të shkurtëra dhe preferojmë shpjegime që vënë në dukje një objektiv, apo një arsye, pse gjërat ndodhin, edhe pse këto gjëra në realitet nuk na ndihmojnë për të kuptuar fenomenin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button