“Ka njerëz që kanë një shok apo shoqe, por që ndihen aq të vetmuar dhe bosh, saqë duket sikur nuk kanëasnjë mik pranë. Disa të tjerë ndërkohë, pa qëndruar në pritje të personit të duhur, zgjedhin të ecin pranënjë personi të gabuar dhe me egoizmin e tyre, nuk e lejojnë atë person të largohet, edhe pse e dinë se ai ose ajo nuk po e bën të lumtur.
Ka njerëz që çojnë përpara martesa ose fejesa, të cilat janë të dështuara, sepse besojnë se të jesh vetëm,është akoma më e vështirë dhe e papranueshme. Ka persona që vendosin edhe vetë të jenë të dytët nëlistë, me shpresën se do të jenë zgjedhja e parë në një moment të caktuar, por harrojnë se një zgjedhje e tillë sjell me vete dhimbje dhe trishtim, pasi mundet të mos bëhen asnjëherë zgjedhja e parë e dikujt.
Ndërkohë, ka edhe njerëz të tjerë që jetojnë të vetëm, por jetojnë e shndrisin, si dhe e lejojnë jetën tërrjedhë ashtu siç është e shkruar. Persona që nuk fiken, përkundrazi, çdo ditë ndizen përherë e më shumë. Persona që mësohen me vetminë dhe kuptojnë se ajo i ndihmon të afrohen me veten, të rriten dhe tëshndërrohen në persona më të fortë përbrenda.
Këta janë ata persona që një ditë, pa e ditur saktësisht kur apo pse, do të gjejnë pranë vetes së tyre dikë qëdo i dojë me dashuri të vërtetë dhe, atëherë, do të dashurohen në mënyrën më të bukur”. – Nënë Tereza
Sigurisht që jeta ka të papriturat e veta. Ka persona që janë të rrethuar nga shumë njerëz dhe ndihen tëvetmuar, sikurse ka persona që jetojnë të vetëm dhe ndihen mirë me veten. Ama një gjë është e sigurtë, sikurse e pohon dhe Nënë Tereza. Ai që di të presë, del në fund më i fituar.