Your Life

Ka njerëz të sigurtë, ka dhe që bëjnë sikur janë. Ja tetë mënyra për t’i dalluar


Njerëzit e sigurtë: Nuk fiksohen pas mendimit të të tjerëve.

Ata që bëjnë sikur janë: E vrasin kaq shumë mendjen, për atë që mendojnë të tjerët.

Njerëzit e sigurtë: E gjejnë lumturinë brenda vetes së tyre.

Ata që bëjnë sikur janë: Lumturia e tyre varet prej pranimit prej të tjerëve.

Njerëzit e sigurtë: Nuk mburren.

Ata që bëjnë sikur janë: Rrinë duke u mburrur gjatë gjithë kohës.

Njerëzit e sigurtë: Mund ta pranojnë hapur kritikën.

Ata që bëjnë sikur janë: Hidhen menjëherë në mbrojtje sa herë që ndokush nis e u thotë të vërtetën.

Njerëzit e sigurtë: Nuk e vrasin mendjen për të kënaqur të tjerët.

Ata që bëjnë sikur janë: Duan që të gjithë t’i pëlqejnë.

Njerëzit e sigurtë: Fokusohen tek vetvetja dhe rrallëherë i gjykojnë të tjerët.

Ata që bëjnë sikur janë: Fokusohen tek fajet e të tjerëve dhe gjykojnë shumë.

Njerëzit e sigurtë: Kur bëjnë gabime, e pranojnë.

Ata që bëjnë sikur janë: Kur bëjnë gabime, kërkojnë justifikime.

Njerëzit e sigurtë: Marrin vendime bazuar në arsye.

Ata që bëjnë sikur janë: Marrin vendime bazuar në egon e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button