Thenie

“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria”. Thënie që do t’jua ndryshojnë jetën

“Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet” – Albert Einstein 

“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria”. – Sokrati 

“Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme”. – Friedrich Nietzche 

“Mos ejani rrotull duke thënë se bota ju ka borxh jetesën. Bota nuk ju ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para jush”. – Mark Twain 

“Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye” – Volter 

“S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës” – Napoleon Bonaparte

“Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh”. – Winston Churchill 

“Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të mençur shumë vonë” – Benjamin Franklin 

“Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotët jeni”. – Bill Gates 

“Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet”. – Aristoteli

Leave a Reply

Back to top button