Foto

Kafshët e gjora

Mosul, Irak – Para se të fillonte beteja e Mosulit, kopshti zoologjik në këtë qytet në veri të Bagdadit ishte shtëpia e luanëve, arinjve dhe majmunëve, mes kafshëve të tjera. Shumë shpejt, u shndërrua në një pikë të fortifikuar për Shtetin Islamik. Në fillim, vendasit u përpoqën të ushqejnë kafshët, por me intensifikimin e luftimeve, kjo u bë e rrezikshme – nuk kishin ushqim as për vete. Në 2 shkurt, jo shumë kohë pasi forcat irakene morën kontrollin e gjysmës lindore të qytetit, një grup vullnetarësh mbërritën për të ushqyer kafshët. Vetëm një luan dhe një ari kishin mbetur. Të tjerat ose ishin larguar, ose kishin vdekur në kafazë…

Leave a Reply

Back to top button