Shteti Islamik është bërë i pasur nga gjobëvëniet, grabitjet dhe kontrabanda. Por sa kohë grupi ekstremist mund të vazhdojë të financojë xhihadin?
Muajin e kaluar, avionët luftarakë amerikanë ndërmorrën sulme ajrore kundër fushave të naftës, rafinerive dhe qindra kamionëve cistern, pranë qytetit sirian të Deir Ezorit. Sulmet në kuadër të operacionit “Tidal Ëave II”, janë faza e fundit e një fushate që synon falimentimin e Shtetit Islamik, duke e goditur në zemër ekonominë e tregut të zi dhe sistemin shantazhist të taksave, të cilat mundësojnë pagat për dhjetëra mijëra luftëtarë ekstremistë.
Por ISIS-i është dëshmuar elastik, duke zhvilluar një ekonomi të larmishme, për të financiar kostot e kalifatit të tij. Sipas një studimi të vitit 2014 nga Tomson Rojter, grupi terrorist ka më shumë se 2 trillionë dollar asete nën kontrollin e tij, me të ardhura vjetore prej 2.9 miliardë dollarësh. Pjesa më e madhe e këtyre parave, është mbledhur me anë të “taksave”. Klikoni linkun dhe lexoni më poshtë analizën e plotë të Foreign Policy:
[real3dflipbook id=”707″]