Letersi

“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”

Poezia prekëse nga Nizar Qabbani. Duhet ta lexoni!

“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime” është një ndër poezitë më të bukura të poetit dhe diplomatit sirian,Nizar Qabbani. Duket sikur kuptimi i gjithë poezisë jepet që në titull, por nuk është kështu. Normale qënjë pjesë e mirë e poezisë i drejtohet ngjashmërisë më nënën, por pjesa tjetër ka të bëjë me përfundimet, në të cilat protagonistja e poezisë, ka arritur nga çfarë ka parë në jetë (Bota është kaq e komplikuar; Thjeshtësia është kaq e vështirë; Nuk ka më dashuri pa interes; Mirësjellja është shndërruar në njëkompliment me kosto).

“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”
U rrita n
ënoke… dhe kam filluar të të ngjaj gjithnjë e më shumë
Tashm
ë zgjohem herët
dhe flej para t
ë gjithëve.
Trafiku ka filluar t
ë më mbysë
e fjal
ët më lodhin.
U rrita n
ënokja ime dhe kam filluar të pij më shumë çaj
m
ë pëlqejnë barishtet dhe aroma e qelibarit.

U rrita nënoke dhe gjithçka e lexoj vetëm
qaj n
ë heshtje vetëm dhe përmallem krejt vetëm.
U rrita n
ënokja ime,
t
ë gjithë largohen,
dhe miqt
ë e mi janë pakësuar shumë.
M
ë pëlqen më shumë qetësia, e imagjinon dot?
Kurse zhurmat m’u shterojn
ë energjitë.
U rrita n
ënoke dhe s’e shijoj dot qëndrimin natën vonë
dhe krejt si ti, tashm
ë është deti ai që më fal qetësi.

Nuk jam më ajo që ëndërron fustanin,
bota
është kaq e komplikuar
e thjesht
ësia gjithnjë e më e vështirë.
Sot, njer
ëzit u ngjajnë më shumë kukullave
e un
ë nuk di të luaj më.

Jeta nuk është siç më pate thënë, plot ngjyra
kurse udh
ët, kryesisht, gumëzhijnë
nga njer
ëzit e shumtë,
t
ë gjithëve nënoke, u rëndojnë halle mbi supe.

Gjithnjë e më shumë, nënoke,
m
ë merr malli për veten.
Kam mall p
ër thjeshtësinë e atyre ditëve
n
ë shtëpinë e gjyshit.
Kam mall p
ër atë kohë atje, kam mall për ty.
Kam mall p
ër veten time të vogël, si dikur.
Kam mall p
ër qortimin tënd spontan,
t
ë sinqertë, të butë dhe lotues.
Tashm
ë është jeta që më qorton, nënoke
jan
ë ditët e padrejta që kritikojnë
t
ë gjithë ua hedhin fajin të gjithëve.

Nuk ka më dashuri pa interes
dhe mir
ësjellja është shndërruar
n
ë një kompliment me kosto.
U rrita n
ënoke dhe pashë që isha plakur
thinjat m’i pushtuan flok
ët e mi të errët,
t
ë cilët i doje aq fort
e q
ë dikur u thurrje këngë e luaje me to.

U rrita shumë,
e bota nuk
është aq interesante sa mendoja.
U rrita n
ënoke që ta kuptoj se unë jam ajo,
vog
ëlushja jote, sado të rritem dhe se
p
ërqafimi yt është e gjithë bota ime.

Ah nënokja ime!

Back to top button