“Në ditën e Shën Stefanit u kam thënë të rinjve dhe të rejave, të njëjtën gjë që do t’ju them edhe juve. Ndërkohë që fola me ta dhe ata qanin, edhe unë qaja. E kuptoj se nuk është e vërtetë që kanceri ështëarmiku më i madh që duhet mposhtur. Nuk duhet të jemi në luftë për ta vrarë atë, por në sfidë për tëndryshuar veten tonë. Duhet të ndiejmë nevojën për të folur me frikën. Me frikën e vërtetë, atë që të bën të mbyllesh në tualet dhe të qash; me frikën se nuk do t’ia dalësh të thuash fjalët që duhen thënë.
Fola me doktor Cunningham: “Doktor, a besoni ju se mund të shërohem nga kanceri, duke menduar pozitivisht se do të shërohem?”. Ai, si një përfaqësues i shkencës, m’u përgjigj: “Po, kjo është gjithçka qëtë nevojitet në këto momente”. Kështu që unë ndërtova një rutinë të re, së cilës ju përkushtova me mish dhe me shpirt: zgjohesha herët, meditoja për gjëra të vogla por me rëndësi të madhe, kërkoja qetësinë, ushtrohesha fizikisht, lexoja dhe shkruaja mendime pozitive çdo ditë. Ajo që di, është se jam përgatitur mirë dhe kam dhënë maksimumin. Mendoj se njerëzit që më rrethonin, nuk do të vepronin më mirë se unë”. – Gianluca Vialli në librin e tij “Synimet, 98 histori plus 1 për të përballuar sfidat më të vështira”.
Gjithçka ka të bëjë me mendimet. Ky është një ligj universal, i pashkruar, ama i vërtetuar si i vlefshëm. Sado të vështira të jenë situatat, nëse mendojmë pozitivisht, e kemi padiskutim më të lehtë t’i përballojmëato. Është normalisht e vështirë që përpara sëmundjeve të rënda të gjesh forcën për të vazhduar përpara dhe për të menduar pozitivisht, ama nëse e zhysim mendjen tonë në pesimizëm, vështirësitë vetëm sa do të na shtohen. Nuk ka gjë të pamundur në jetë. Mendoni vetëm se duke i dhënë gjithçkaje kohën e duhur dhe duke u përkushtuar për ta zgjidhur atë, keni për t’ia dalë mbanë.